Lajme
Dorëzohet Kurti, nesër në mëngjes e takon Rrahman Jasharajn
Demokracia
20:03 | 12 Shtator 2022

Share:

Nesër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me Këshillin Grevist të BSPK-së.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë për Klan Kosova zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes.

Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës.

Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

 

Të ngjashme