Lajme
Dorëzohet Kurti | Lajçak takohet me Bislimin në Bratislavë: U dakorduam për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës
Demokracia
17:17 | 10 Korrik 2023

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të hënën me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se me Bislimin në Bratislavë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai njoftoi se në këtë takim u diskutua edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut.

“Diskutime intensive dypalëshe zhvilluam sot në Bratislavë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve anëtare të BE-së të publikuar më 3 qershor, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme