Lajme
Dorëheqja që tronditi “GUXO”-n, heshtin kolegët e Doarsa Kica-Xhelilit
Demokracia
15:36 | 13 Gusht 2022

Share:

Deputetja nga Lista Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, sipas burimeve të Paparacit.

Bazuar në këto burime, tashmë edhe aktivistët kanë mësuar për dorëheqjen e deputetes që ishte parë si njëra nga figurat qendrore te partia “Guxo”.

Demokracia.com është duke tentuar të flas me deputeten Kica-Xhelili po ajo nuk po lajmërohet as në telefon dhe as nuk po kthen përgjigje në mesazhet e dërguara.

Po ashtu Demokracia.com ka tentuar të flas me kolegët e Kica-Xhelilit nga “GUXO”, po as ata nuk janë përgjigjur.

Doarsa- Xhelili i ishte bashkuar e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listën “GUXO” dhe garoi në listën e LVV-së në zgjedhjet e fundit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme