Lajme
Dorëheqja që heshti Qeverinë | Kurti mezi gjeti pak fjalë për ta falënderuar ministrin e dorëhequr Mehaj
Demokracia
17:26 | 08 Gusht 2023

Share:

Albin Kurti njihet për retorikën e tij. Në çdo paraqitje apo status në rrjete sociale, ai bën lojëra fjalësh.

Por, dorëheqja e Armend Mehajt nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, e bëri Kurtin të lë anash të folurën e bukur dhe me pak fjalë ta përmbledhë krejt historinë që fshihet pas dorëheqjes së Mehajt. .

Kurti nuk e “qëndisi” statusin e tij kur njoftoi për dorëheqjen e Mehajt, shkruan Demokracia.com.

Ai mezi ka gjetur dy fjalë për të njoftuar për dorëheqjen dhe për ta falënderuar ushtarakun e kthyer nga diaspora për shërbimin në qeverinë e tij.

“Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës. Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë. Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të ngjashme