ShowBiz
Don Xhoni anulon të gjitha mbrëmjet muzikore
Demokracia
17:39 | 13 Mars 2021

Share:

Rep-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka anuluar të gjitha mbrëmjet e tij muzikore.

Të premten ai ka mbajtur një mbrëmje muzikore në Mitrovicë, dhe kjo ishte aryseja që shtyu rep-artistin që të anulonte koncertet e planifikuara, shkruan Demokracia.com.

Këtë e bëri të ditur vetë Don Xhoni përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Për shkak të situatës me pandemi kemi vendosur bashkë me menaxherin, që të anulojmë të gjitha tubimet dhe mbrëmjet”, është shprehur ai.

Ai ka thënë edhe se ky vendim është marrë pasi në asnjë vend nuk po respektohen masat antiCOVID.

Ndërkohë, reperi mori famë të madhe në platformën TikTok, ku një pjesë nga një freestyle i tij u përdorë në mijëra video. /Demokracia.com/

Të ngjashme