Lajme
“Don me ju kajt nëna…”: Komenti skandaloz pas rasteve të vrasjes së grave në Ferizaj e Pejë
Demokracia
17:02 | 16 Prill 2024

Share:

Rasti i vrasjes së dy grave nga burrat e tyre brenda katër ditëve në Kosovë, ka nxjerrë në pah edhe komente të shumta skandaloze kundër grave.

Një koment skandaloz është shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga Fadil Koprani.

Apel shqip: Ju gra që jeni të martuara dhe keni edhe ndonjë të dashur ( aset rezervë) tjetër shtyne për disa ditë daljen me të dashurin se don me ju kajt nëna ktyre ditëve prej burrave tuaj.” – është komenti skandaloz i Kopranit.

Komente të tilla si i Kopranit postohen me të madhe në rrjetet sociale pas çdo rasti të vrasjes së grave.

Kujtojmë se sot u vra një grua një Pejë nga burri i saj, ndërkohë, të premten një grua tjetër e moshës 21-vjeçare u vra nga burri i saj në Ferizaj.

Të ngjashme