Lajme
DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e tetë të sulmeve goditet antena në Golesh, kazerma në Sllatinë
Demokracia
14:03 | 01 Prill 2022

Share:

Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.

Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.

Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.

Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datave 01.04.1999 nga ora 18:00 deri në orën 08:00 të datës 02.04.1999.

Dita e parë e muajit prill të vitit 1999 nis me sulmet e NATO-s kryesisht në territorin e Kosovës. Caqet serbe të policisë dhe ushtrisë goditën pamëshirshëm gjithandej, duke lënë objekte e automjete të shkatërruar, gjithnjë duke u bazuar në raporton top-sekret të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë të cilin e sjellë ekskluzivisht Demokracia.com.

Në orën 18:00 sulmohet repetitori (antena) në Golesh. Në raport thuhet se kjo ishte antenë ushtarake dhe e cila u dëmtua pjesërisht. Në të njëjtën orë sulm me dy raketa u krye në kazermën e ushtrisë serbe në Sllatinë.

Në Muçibabë të Gjilanit sulmi ndaj pozicioneve serbe ishte efikas në orën 20:00.

Dy orë e 45 minuta më pas sulmohet objekti i ushtrisë serbe në Leskovc, por pa pasoja. Në këtë objekt kryhet edhe një sulm tjetër 30 minuta pas mesnatës të datës 2 prill 1999.

Në Ferizaj goditet kazerma e ushtrisë në orën 1 e 20 minuta, derisa në Rahovec mbetet i vrarë një person dhe gjashtë tjerë plagosen.

Objektivat e NATO-s ishin edhe shkatërrimi i infrastrukturës serbe për të pamundësuar lëvizjen e forcave ushtarake. Një përpjekje e tillë ndodhi më 2 prill në orën 1 e 50, kur u sulmua ura në rrugën Nish-Prishtinë, afër Kurshumlisë.

Në këtë sulm u dëmtua hekurudha dhe u rrënua shtëpia e një serbi, ndërsa një person vdiq dhe një tjetër u plagos.

Në orën 4 të mëngjesit sulmi më 5 bomba u krye ndaj kazermës ‘Brigada Jugore e Moravës’ në Vranjë. Aty u godit kazerma dhe disa objekte përcjellëse. /Demokracia.com/

Vazhdon…

DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e shtatë sulmohen caqet në Ferizaj, Kaçanik, Kishnicë, Llukarë

Të ngjashme