Lajme
DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e shtatë sulmohen caqet në Ferizaj, Kaçanik, Kishnicë, Llukarë
Demokracia
17:25 | 30 Mars 2022

Share:

Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.

Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.

Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.

Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datave 30.03.1999 nga ora 17:15 deri në orën 06:50 të datës 31.03.1999.

Goditjet e forcave ajrore të NATO-s nuk pushuan edhe atëherë kur u mendua se sulmit ndaj Serbisë po i vije fundi. Kështu që në orën 17 e 15 të 30 marsit të vitit 1999 tre projektilë ranë në bazën ushtarake të forcave serbe në Vranjë. Nga ky sulm u dëmtuan edhe disa objekte civile, por pa pasoja në njerëz.

40 minuta më pas sulmohet kazerma në Ferizaj. Nga tri bomba të shpërthyer mbesin të lënduar dy pjesëtarë të ushtrisë serbe.

Në 20 e 50 sulmohet radari në Kopaonik, i cili shkatërrohet. Në Kaçanik, 1 orë e 15 minuta pas mesnatës sulmohet pozicioni i ushtrisë dhe policisë serbe, por nuk jepen detaje për dëmet e shkaktuara. Njëjtë ndodh edhe në Prishtinë, ku sulmohet pozicionet e forcave serbe.

Po ashtu sulm kryhet edhe në Podujevë, por pa detaje të dëmeve. Në Kishnicë të Prishtinës, në orën 1 e 55 pas mesnatës, sulmohen pozicionet serbe, derisa thuhet se ishte shkatërruar pa rënë në tokë një raketë e NATO-s. Sulm thuhet se pati edhe në fshatin Llukarë të Prishtinës, por pa dhënë informata shtesë. Në Graçanicë sulmohet po në këtë orë depoja e ushtrisë serbe.

Në 4:10, në Topçider të Beogradit goditet kazerma. Aty mbesin të lënduar dy ushtarë, derisa 30 tjerë të ngujuar në rrënoja. Nga rrënojat dalin të gjithë, përveç tre pjesëtarëve. Po ashtu thuhet së është rrëzuar një avion i NATO-s, mirëpo një informacion i tillë asnjëherë nuk është konfirmuar nga Aleanca Veriatlantike.

15 minuta më pas, serbët raportojnë të kenë rrezuar një avion të NATO-s afër Beogradit. Në raport thuhet se piloti është katapultuar, por jo edhe është kapur. /Demokracia.com/

Vazhdon…

DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e gjashtë sulmohet kazerma në Prishtinë dhe fabrika e avionëve “Utva”

Të ngjashme