Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.
Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.
Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.
Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datës 03.04.1999 nga ora 13 e 40 deri në orën 05 e 20 të datës 04.04.1999.
Dita e dhjetë e sulmeve të forcave ajrore të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe nis në Sllatinë, mirëpo nuk specifikohet se cili objekt ishte goditur.
Në raportin top sekret të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe të siguruar ekskluzivisht nga Demokracia.com, sulmi në Sllatinë ishte kryer më një projektil.
Në orën 18 objekti i ushtrisë serbe në Pomozotin të Fushë Kosovës goditet më dy projektilë. Raportohet për dëme të vogla materiale, ndërsa nuk kishte dëme në njerëz.
Hekurudha në Shid goditet në orën 20. Një projektil i NATO e shkatërroi këtë hekurudhë.
Një projektil tjetër i suksesshëm bie në orën 19 e 50 në Novi Sad. Ura “Sloboda”(Liria) në Kamenicën ne Sremit shkatërrohet tërësisht. Shtatë persona lëndohet, pesë prej tyre ndalen në spital për tretman të mëtutjeshëm.
Edhe një urë tjetër rrënohet. Në Baçka Pallanka ura “25 Maji” bëhet e papërdorshme nga një projektil i avionëve të NATO-s. Ky sulm ndodhi në orën 20 e 15 minuta.
Sulmi i radhës ndodh po në Baçka Pallanka pesë minuta më vonë. Silosi “Sladara” sulmohet më një projektil, duke u shkatërruar tërësisht.
Kazerma e ushtrisë serbe, “Kosmet Prevoz” dhe Morava e Binçës goditën njëherësh në orën 1 e 55 në rajonin e Gjilanit. Katër projektilë bie mbi këto objekte.
Pesë minuta më vonë goditet pompa e derivateve “Beopetrol” në Bogutovac të Kralevës. Lëndohet një person, kurse zjarri i madh lokalizohet pas një orë e gjysmë.
Po ashtu në rajonin e Kralevës, në fshatin Lopatnica NATO-ja kryen sulm të ri në orën 2 pas mesnatës. Një bombë bie në ndërtesën e ushtrisë serbe.
Në orën 3 e 20 tri bomba të NATO-s bien në Çaçak, në objektin “Sloboda”. Në këtë sulm shkatërrohet tërësisht fabrika dhe vritet një person.
Tre projektilë bie në Beogradin e Ri në ora 4 e 30 të datës 4 prill 1999. Dy cisterna me naftën goditën nga dy bomba të NATO-s, derisa projektili i tretë i shkatërron edhe dy cisterna tjera në Toplana të Beogradit të Ri. Dëm i madh material raportohej atëherë, kurse një rojtar mbetet i vdekur në vend.
Instituti i Sigurisë në Beograd përfshihet nga flakët në orën 4 e 30. Zjarri i madh shkakton dëme materiale, por nuk kishte viktima.
Antena në Lipovicë shkatërrohet po ashtu në orën 4 e 30, sikurse kazerma “Topçider” në Beograd.
Në Pançevë në orën 4 e 30 bien dy bomba të NATO-s afër rafinerisë së naftës. Në këtë sulm vritën dy persona, kurse katër të tjerë lëndohet rëndë dhe lehtë.
Sulmet e 4 prillit përmbyllën në orën 5 e 20 në Smederevë. Në këtë sulm me tre projektilë shkatërrohet pompa e derivateve “Jugopetrol”, por të lënduar nuk kishte.
Në fund të këtij raporti për datën 4 prill është shkruar edhe një pjesë që flet për datën 3 prill. Në këtë pjesë thuhet se rreth orës 7 e 45 minuta në vendin Shtrici, Republika Serbe, ndërmjet urës Stupçanik dhe tunelit Golesh, pjesëtarët e batalionit portugez të SFOR-it (forcat paqeruajtëse në Bosnjë dhe Hercegovinë) kanë minuar hekurudhën Beograd-Bar.
“Me rastin e tentimit për të parandaluar minimin nga e SFOR-it, vritet rojtari i urës, Tomiq Vidoje, nga vendi Shtrici. Herkurudha dëmtohet dhe bëhet e pakalueshme për trena në gjatësinë prej 17 metrash. Rreth orës 10, pjesëtarët e SFOR-it sërish kryejnë minimin e hekurudhës, mirëpo pasojat nuk dihen. Ata më pas ata (ushtarët) largohen në drejtim të Vishegradit”, thuhet në fund të raportit. /Demokracia.com/
Vazhdon…