Lajme
DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e nëntë vriten dy ushtarë serbë në Klinë
Demokracia
21:29 | 04 Prill 2022

Share:

Gjatë bombardimit të Serbisë, avionët e NATO-s kishin realizuar mijëra fluturime, duke sulmuar depot dhe fabrikat e armëve të Serbisë në Beograd, Nish, Novi Sad, Prishtinë, Podgoricë dhe shumë caqe tjera të rëndësishme.

Demokracia.com ka siguruar ekskluzivisht raportin top-sekret të Ministrisë serbe/jugosllave të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të asaj kohe, ku në detaje janë paraqitur sulmet e NATO-s në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë për 78 ditë radhazi, të cilat do të publikohen çdo 24 orë.

Në këtë raport përmendët numri i bombardimeve brenda një dite, numri i projektilëve, vendet, pasojat në njerëz, dëmet në infrastrukturën ushtarake dhe civile, shkatërrimet e pajisjeve ushtarake, etj.

Demokracia.com sot publikon detajet e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe të datës 02.04.1999 nga ora 14 e 45 deri në orën 05 e 10 të datës 03.04.1999.

Më 2 dhe 3 prill të vitit 1999 avionët e NATO-s i vazhduan sulmet ndaj caqeve të forcave serbe. Këto dy ditë shënojnë numrin më të ulët të sulmeve që prej 24 marsit, ditës së parë kur filluan aksionet ajrore ndaj Serbisë.

Sulmi i parë më 2 prill ndodhi në Klinë. Në këtë sulm që u krye në orën 14 e 45 minuta në pozicionet e forcave serbe në Grebnik mbetën të vrarë dy ushtarë. Tre projektilë kishin goditur bazën e ushtrisë serbe.

Në mbrëmje, në orë 22 e 30 minuta në erë u hodh antena e ushtrisë serbe Zmajevo në Frushka Gorë. Në këtë cak ranë dy projektilë të NATO-s, por nuk u raportua për pasoja në njerëz.

Në orën 00 e 50 minuta gjëmoi Beogradi. Tre projektilë ranë në ndërtesën e MUP-it në kryeqytetin serb. Në raportin top-sekret të siguruar nga Demokracia.com thuhet se nga ky sulm u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Një projektil ra në orën 5 e 10 minuta të mëngjesit në fshatin Leskovac. Aty u godit rezervari i ushtrisë serbe, ndërsa raportohej për dëme materiale, por jo edhe në njerëz. /Demokracia.com/

Vazhdon…

DOKUMENTI top-sekret i Serbisë për sulmet e NATO-s: Në ditën e tetë të sulmeve goditet antena në Golesh, kazerma në Sllatinë

Të ngjashme