Lajme
DOKUMENTE | Pantallona, këpucë, kravata e këmisha, Donika Gërvalla e bën “kallamboq” stafin me para të shtetit
Demokracia
14:31 | 25 Mars 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një tender për furnizimin me veshmbathje. Përmes këtij tenderi, që është parashikuar të ketë vlerën e 16 mijë eurove, do të blihen pantallona, këpucë, kravata e këmisha.

Stafi i ministres Donika Gërvalla shumë shpejt do të vishen me rroba të reja.

Për blerjen e tyre tashmë është shpallur edhe një tender, që ka kap vlerën 16 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Në këtë tender është treguar se do të blihen dhjetëra komplete për meshkuj e femra, dhjetëra këmisha, kravata e këpucë.

“Furnizimi me veshmbathje për shofer dhe zyrtar të protokollit. Vlera e parashikuar e kontratës: 16,000.00 euro. Furnizimi i veshmbathjeve bëhet 24 komplete për meshkuj, 20 komplete femra, 48 këmisha për meshkuj (22 verë + 22 dimër), 40 këmisha për femra (20 verë + 20 dimër), 24 kravata, 12 këpuca për meshkuj, 10 këpuca për femra”, thuhet në njoftimin për tender.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje për të gjitha produktet që do të blihen.

Komplet setër dhe pantollona për meshkuj – verore

  • Për stinën e verës:
  • 60% Pambuk, 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
  • Një rend pulla;
  • Të ndara në mes (fund);
  • Ngjyra duhet të jetë e errët (ose sipas kërkëse nga AK).

Komplet setër dhe pantollona për meshkuj – dimërore

  • Për stinën e dimrit:
  • 70% Wool (lesh) minimum, material që bën që rrobat të mos rrudhen dhe të mbajnë hekurosjen;
  • Një rend pulla;
  • Të ndara në mes (fund);
  • Ngjyra duhet të jetë e errët (ose sipas kërkëse nga AK).

Komplet setër e pantallona për femra – verore

  • Për stinën e verës:
  • 60% Pambuk, 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
  • Një rend pulla;
  • Të ndara në mes (fund);
  • Ngjyra duhet të jetë e errët.

Komplet setër e pantallona për femra – dimërore

  • Për stinën e dimrit:
  • 70% Wool (lesh) minimum, material që bën që rrobat të mos rrudhen dhe të mbajnë hekurosjen;
  • Një rend pulla;
  • Të ndara në mes (fund);

Ngjyra duhet të jetë e errët.

Këmisha për stinën e verës për meshkuj – verore:

  • Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
  • Me material të plotë;
  • Ngjyra të ndryshme të buta (jo ngjyra reflektuese në bazë të kërkesës së AK).

Këmisha për stinën e verës për meshkuj – dimërore:

  • Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
  • Me material të plotë;
  • Ngjyra të ndryshme të buta (jo ngjyra reflektuese në bazë të kërkesës së AK).

Këmisha për stinën e verës femra – verore

•   Këmishat duhet të jenë me mëng të gjata;

  • Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
  • Me material të plotë kualitativ;
  • Ngjyra në bazë të kërkesës së AK (jo ngjyra reflektuese);

Këmisha për stinën e dimrit femra – dimërore

•  Këmishat duhet të jenë me mëng të gjata;

  • Përmbajtja e këmishës duhet të jetë 100% pambuk;
  • Me material të plotë kualitativ;
  • Ngjyra në bazë të kërkesës së AK (jo ngjyra reflektuese);

Pallto elegante për meshkuj

  • Pallto duhet të jetë me gjatësi deri mbi gjunjë;
  • Përmbajtja e palltos duhet të jetë 60% lesh (wool), 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
  • Me material të plotë kualitativ;
  • Ngjyra në bazë të kërkesës së AK;

Pallto elegante për femra

  • Pallto duhet të jetë me gjatësi deri mbi gjunjë;
  • Përmbajtja e palltos duhet të jetë 60% lesh (wool), 40% Viscose material që mundëson që rrobat të mbajnë hekurosjen;
  • Me material të plotë kualitativ;
  • Ngjyra në bazë të kërkesës së AK;
  • Këpucë elegante të lëkures kualitetit të lartë për femra,
  • Këpucë komode për femra, me take të ulët
  • Rezistente ndaj ujit
  • Këpucë elegante të lëkures kualitetit të lartë për meshkuj,
  • Këpucë komode për meshkuj me lidhëse
  • Rezistente ndaj ujit
  • Kravatë në ngjyra të mbyllur (pastel)

Në fund është treguar se veshmbathjet duhet të jenë të kualitetit të lartë dhe duhet të jenë të formatit formal zyrtar /administrativ.

“Duke pasur parasysh që madhësia e veshmbathjeve nuk ka ndikim në çmim, masat për copë merren nga operatori ekonomik si fitues i ofertës, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Veshmbathjet duhet të jenë të kualitetit të lartë dhe duhet të jenë të formatit formal zyrtar /administrativ”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme