Lajme
DOKUMENTE| Ministria e Xhelal Sveçlës shpenzon 100 mijë euro në kompjuterë
Demokracia
21:54 | 24 Maj 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vendosur t’i shpenzojë afro 100 mijë euro për blerjen e disa kompjuterëve. Nuk është dhënë arsye për këtë blerje, veçse është treguar se kompjuterët janë të llojeve të ndryshme.

Shumë kompjuterë të llojeve të ndryshme, tash e tutje do të jenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por, për blerjen e tyre janë shpenzuar edhe shumë para. Madje, shifra kap vlerën e afro 100 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “InterAdria L.L.C”. Vlera e përgjithshme e kontratës 99,573.86 euro”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.

E në dosjen e tenderit është treguar se me 100 mijë euro do të blihen 170 PC të llojit i5, së bashku më shtëpiza, tastatura e mause.

Po ashtu, edhe 20 PC të llojit i7 komplet me pajisje dhe 20 monitorë.

“Brand Name PC – Model II (i7) Shtëpiza, Tastaturë, Maus, Copë 20. Brand Name PC – Model I (i5) Shtëpiza, Tastaturë, Maus, Copë 170. Brand Name MONITOR – Model II, Copë 20”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Ministria e Sveçlës ka treguar se kontrata mes kompanisë fituese dhe ministrisë do të nënshkruhet nesër.

“Data e dhënies së kontratës 23.05.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 25.05.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 5”. /Demokracia.com/

Të ngjashme