Lajme
DOKUMENTE | Komuna e Prishtinës i zvogëlon subvencionet për qytetarët, mijëra euro shkojnë në ndërmarrje publike
Demokracia
22:49 | 29 Shkurt 2024

Share:

Komuna e Prishtinës i ka ulur subvencionet në dy vitet e fundit. Milionat po shkojnë në Ndërmarrjet Publike, shkruan Demokracia.com.

Zakonisht komunat kanë kode buxhetore të veçanta që subvencionojnë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit. Komuna e Prishtinës në vitin e kaluar ka pasur në kuletë disa miliona euro për subvencionet, por nëse bëhet krahasimi me vitet e kaluara, ato janë ulur dukshëm.

Në raportin financiar të Komunës së Prishtinës për vitin 2023, të cilin e ka parë Demokracia.com, vërehet se komuna në emër të subvencioneve ka shpenzuar fiks 5,145,363.88 euro.

Në vitin 2022, ato kanë qenë në vlerë prej 7,396,124.23 euro. Në vitin 2021 kanë qenë në vlerë prej 9,969,734.87 euro. Pra, brenda dy viteve, ato kanë rënë për rreth 50 për qind ose rreth 70 për qind në krahasim me vitin paraprak.

Pak më mirë, Komuna e Prishtinës qëndron në subvencionimin e Ndërmarrjeve Publike, gjë që mund të jetë indikator se ato kanë gjeneruar të hyra pak më shumë vjet se parvjet. Në 2023, komuna ka shpenzuar 275,000.00 euro për subvencionim të NP-ve, ndërsa në 2022 gjithsej 380,000.00 euro.

Kjo nuk është shuma e vetme që komuna ka shpërndarë në llogari të NP-ve si subvencionim. Disa miliona euro janë shpenzuar për ndërmarrjet edhe për shkak të disa marrëveshjeve që komuna ka pasur me to. /Demokracia.com/

Të ngjashme