Lajme
DOKUMENTE | Kjo është pasuria e Komunës së Prishtinës që e menaxhon Përparim Rama
Demokracia
19:00 | 20 Shkurt 2024

Share:

Komuna e Prishtinës edhe në vitin 2023 ka formuar një komision për të vlerësuar pasurinë komunale. Pasuria më të cilën menaxhon kryetari Përparim Rama peshon 2.5 miliardë euro, shkruan Demokracia.com.

Toka, ndërtesa, makineri, automjete, etj., kanë qenë pjesë e vlerësimit të Komunës së Prishtinës, si asete të saj.

Komuna e Prishtinës ka regjistruar në një vend pasuritë mbi 1000 euro dhe në një vend tjetër ato nën këtë shifër.

Pasuria e regjistruar nga Komuna e Prishtinës në vlerë mbi 1000 euro kap shifrën fiks prej 2 miliardë e 516 milionë e 375 mijë euro. Gati krejt këtë shumë e mbulon vetëm vlerësimi i tokës komunale, që për rrethanat e një kryeqendre nuk duket që komuna ka shumë prona. Krejt pak më e madhe ka qenë pasuria e vlerësuar në vitin 2022, fiks 2,510,236 euro.

Këto shifra janë evidentuar në raportin buxhetor për vitin 2023, të cilin e ka parë Demokracia.com.

Toka nën pronësinë e Kuvendit Komunal është llogaritur të jetë fiks 2,243,546.52 euro. Ndërtesat në pronësi të komunës kapin një vlerë prej 151 milionë e 621 mijë euro. Pajisjet, 4 milionë e 762 mijë euro. Infrastruktura, 101 milionë e 329 mijë euro. Makineria, 141 milionë euro. Por, kjo pasuri është zhvlerësuar dukshëm në tri vitet e fundit. Në vitin 2021, makineria ishte vlerësuar të ketë vlerë 267 milionë euro, ndërsa në vitin 2022 shihet se ajo ishte mbivlerësuar nga komuna, në një shumë prej 325 euro.

Po ashtu, një pasurie të cilës është duke iu tkurrur vlera janë edhe veturat. Në vitin 2023, ato janë vlerësuar në një vlerë prej 340 milionë euro, në vitin 2021 në një vlerë prej 248 milionë euro dhe po ashtu shihet se në vitin 2022 ka pasur një mbivlerësim, sepse vlera është më e madhe se në vitin 2023 dhe në vitin 2021, ose fiks 484 milionë euro. Projekteve urbanistike është duke iu rritur vlera. Në vitin 2023, regjistrimi komunal tregon për një shumë 6 milionë e 249 mijë euro, deri sa në vitin 2021 ishin në 2.3 milionë euro.

Po ashtu, komuna ka bërë edhe regjistrimin e pasurive nën 1000 euro, të cilat kapin një shifër prej 2.8 milionë euro:

Inventari, 1,250,349.28 euro.

Pajisje shëndetësore, 183,058.91 euro.

Pajisje të TI-së, 325,476.00 euro.

Pajisje elektrike, 105,961.85 euro.

Pajisje të tjera, 966,606.66 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme