Lajme
DOKUMENTE | Këshilltari i Vjosa Osmanit më 1 shkurt nis misionin në Selinë e Shenjtë
Demokracia
19:09 | 17 Janar 2024

Share:

Përfundimisht, Vehbi Miftari tashmë është Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Miftari, këshilltar i deritashëm i presidentes Vjosa Osmani, tani e ka marrë dekretin e shefes së tij për këtë pozitë.

Demokracia.com ka siguruar dekretin e presidentes Osmani për këshilltarin e deritashëm të saj, Vehbi Miftarin.

“z.Vehbi Miftari, emërohet Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë”, thuhet në dekretin e presidentes Osmani të nënshkruar më 12 janar 2024.

Po ashtu, Demokracia.com e ka siguruar edhe vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Me qëllim të zbatimit të Dekretit të Presidentes së Republikës së Kosovës Nr.19-2024, të datës 12.01.2024, z.Vehbi Miftar, emërohet Shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës, në selinë e Shenjtë-Vatikan.”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Gërvalla.

Në vendimin e siguruar nga Demokracia.com, thuhet se Miftari fillon realizimin e detyrave të tij, sipas legjislacionit në fuqi, në Misionin e Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë-Vatikan, nga data 1 shkurt 2024.

Lexo më shumë:

DOKUMENTE | Këshilltari i Vjosa Osmanit me seancë të mbyllur e kryen procedurën për Ambasador në Vatikan, pritet dekreti i shefes së tij

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024