Lajme
DOKUMENTE | Albulena Haxhiu i rehaton me kontrata afatgjate dy zyrtare të emëruara më herët në divizionin për të akuzuarit e Speciales
Demokracia
14:57 | 23 Prill 2024

Share:

Mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja e ka përshpejtuar ‘rehatimin’ e njerëzve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me kontrata afatgjate nëpër institucionet e shtetit.

Së fundmi, në ministrinë e Albulena Haxhiut janë rehatuar me kontrata dy zyrtare që ishin me emërime, të cilat njihen për afërsinë me kabinetin politik.

Artë Ademi Bajrami dhe Brikena Rrahmani, që ishin të angazhuara me punë në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, tani janë ‘rehatuar’ me kontrata afatgjate si shërbyese civile në Ministrinë e Drejtësisë, shkruan Demokracia.com.

Ademi-Bajrami është sistemuar si Udhëheqëse e Divizonit për qasje në drejtësi, mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore.

 Demokracia.com ka siguruar edhe dëshmi që Artë Ademi Bajrami më herët ishte e angazhuar si zyrtare e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Ndërsa, Brikena Rrahmani, e cila po ashtu ka shërbyer në këtë divizion më herët me emërim, tani është sistemuar si zyrtare e lartë për politika kundër dhunës në familje.

Rrahmani në vitin 2021 ishte emëruar Zyrtare në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuar.

Demokracia.com ka siguruar edhe vendimin e mëhershëm të Albulena Haxhiut për emërimin e Brikena Rrahmanit në atë divizion.

Se këto zyrtare të saposistemuara me kontrata afatgjata në Ministrinë e Drejtësisë janë të afërta me kabinetin politik të ministres Albulena Haxhiu dhe kanë qenë të angazhuara më herët e dëshmojnë edhe fotografitë në rrjetet sociale.

Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Albulena Haxhiu e kishte shfrytëzuar edhe më herët për rehatimin e njerëzve të afërt me Vetëvendosjen.

EKSKLUZIVE| Albulena Haxhiu i bën favor frizerit të saj, ia punëson gruan në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht se ministrja Albulena Haxhiu e kishte rehatuar me punë në atë divizion edhe bashkëshorten e frizerit të njohur Armend Gashi, Brikena Kelmendi-Gashin, Por, pas këtij raportimi, ajo kishte dhënë dorëheqje. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Bashkëshortja e frizerit ku “teletiset” Albulena Haxhiu largohet nga puna në Ministrinë e Drejtësisë

Të ngjashme