Lajme
DOKUMENT | Zëvendësministrit problematik të Qeverisë Kurti i bllokohet kartela, hyri në borxhe e bëri blerje të jashtëligjshme
Demokracia
19:11 | 26 Janar 2024

Share:

Zëvendësministri të Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, i është bllokuar kartela bankare. Mbyllja e saj është bërë për shkak të keqpërdorimeve dhe blerjeve qe i ka bërë me të. Veliji ka edhe borxhe të papaguara.

 

Emri i tij është i njohur për mediat dhe opinionin. Jo për ndonjë punë të hairit që e ka bërë, por për skandalet që i ka prodhuar vetë si njeri i pushtetit.

Fjala është për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji.

Gjatë vitit të kaluar, ai ka pësuar një aksident trafiku me veturë zyrtare.

Po ashtu, gjatë vitit 2023, për zëvendësministrin Veliji ishte raportuar për përfshirje në ryshfet.

Sipas një audio-incizimi të publikuar dyshohej se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, nga partia Bashkimi Social-Demokrat, ishte përfshirë në një aferë ryshfeti ku flitej për një grant qeveritar me vlerë prej mijëra eurove.

Hulumtimi| Audio-incizimi që dëshmon përfshirjen në ryshfet të zv/ministrit të Albin Kurtit

 

E tash kur jemi në fillim të vit 2024, zëvendësministri Veliji ka dalë përsëri në “shesh”.

Tash institucioni në të cilën ai punon, ka marrë vendim që t’ia bllokojë llogaritë bankare për shkak të keqpërdorimeve.

Në një vendim që e ka siguruar Demokracia.com tregohet se zëvendësministrit Almir Veliji i është bllokuar kartela bankare për shkak të keqpërdorimeve dhe blerjeve qe i ka bërë me të.

Po ashtu, thuhet se ai ende nuk i ka kthyer as obligimet tjera financiare që i ka ndaj ministrisë në fjalë.

“Pas konsultimeve që i kemi pas me ministrin e MZHR-së është rekomanduar bllokimi i kartelës”.

Kartela do t’i mbetet e bllokuar deri ta paguajë borxhin.

“Andaj lutemi që ta bllokoni kredit kartelën menjëherë deri në momentin që zv.ministri të përfundon obligimin e tij financiar ndaj buxhetit të MZHR-së”.

Kërkesa për bllokim të llogarive mban datën 14 të këtij muaji dhe i është dërguar edhe ministrit  Fikrim Damka, që në këtë rast është shefi i Almir Veliji.

Më 1 prill të vitit të 2021, Veliji ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Lajmin e kishte dhënë vetë Veliji, duke shkruar në Facebook dhe duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.

I dyshuari për ryshfet ishte edhe këshilltar i Albin Kurtit

Ai ishte zotuar që punën do ta kryejë me përgjegjësi, vullnet, përkushtim dhe guxim, me theks të veçantë për komunitetin boshnjak.

“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë̈ edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë̈ që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte thënë ai./Demokracia.com/

Të ngjashme