Lajme
I dyshuari për ryshfet ishte edhe këshilltar i Albin Kurtit
Demokracia
17:45 | 12 Janar 2023

Share:

Insajderi ka publikuar audio-incizim i cili implikon zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji si të përfshirë në një aferë ryshfeti. Edhe Policia tashmë po merret me rastin. Dyshimet çojnë në përfshirjen e tij në këtë aferë për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh. Veliji përpos zv/ministër, për një kohë ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

Nga biografia e tij në faqen zyrtare të ministrisë përkatëse, Periskopi ka parë se zotëri Aliji ishte këshilltar i Kurtit në periudhën 2020-2021.

“Në vitin 2014 ai u emërua si këshilltar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në 2018, dhe në vitin 2020-21 si këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe tash është zv/ministër në Ministrin e Zhvillimit Rajonal”.

Biografia e plotë:

Almir Veliji ka lindur më 16 gusht 1990 në Prizren. Ai ka përfunduar arsimin fillor në shkollën fillore Mushnikova ne Mushnikovë dhe arsimin e mesëm pranë shkollës së mesme Luciano Motroni. Në vitin 2010 ai filloi studimet e tij universitare në Departamentin e Shkencave Politike  të Universitetit të Prishtinës ku dhe ka diplomuar në vitin 2014, është në përfundim te studimeve master studimet e sigurisë.

Në vitin 2014 ai u emërua si këshilltar në Kuvendin e Republikës së Kosovës deri në 2018, dhe në vitin 2020-21 si këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, dhe tash është zv/ministër në Ministrin e Zhvillimit Rajonal. Në vitin 2020 ai u zgjodh anëtar i partisë dhe Nënkryetari  të Partisë Bashkimsocial Demokrat (BSD) – dega në Prizren.

Ka kontribuar në shumë fushat për të rinj, ka përfunduar disa seminare me suksese me NDI (National Democratic Institute).

Ai ka iniciuar shumë aktivitete dhe projekte humanitare për njerëzit në nevojë.

Gjuha e tij amtare është boshnjakishtja. Ai poashtu flet shqip, serbisht dhe anglisht.

LEXONI EDHE:

Hulumtimi| Audio-incizimi që dëshmon përfshirjen në ryshfet të zv/ministrit të Albin Kurtit

Të ngjashme