Lajme
DOKUMENT| Tezakja e presidentes pritet ta marrë bekimin e Kurtit për drejtoreshë në ministrinë e Pecit
Demokracia
19:31 | 21 Shkurt 2023

Share:

Qeveria e Kosovës nesër (e mërkurë), pritet ta zyrtarizojë në krye të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, vajzën e tezes së presidentes Vjosa Osmani, Venera Çerkinin.

“Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, është pika e tetë e rendit të ditës, shkruan Demokracia.com.

Ky është rendi i ditës së mbledhjes së Qeverisës që e ka siguruar Demokracia.com.

Venera Çerkini, vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani, është përzgjedhur si Drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Faton Peci, që dikur ishte  bashkëpartiak me Osmanin në Listën Guxo.

Emërimi i Çerkinit në këtë pozicion është në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kanë bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi që në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk është as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.

Në vlerësimin e bërë nga britanikët shihet se dy kandidatët që mund të emërohen në këtë pozitë, të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma.

Mendres Ibra është vlerësuar me 70.25%, kurse Muzafer Luma me 70%. Në mesin e të vlerësuarve nga britanikët nuk është as Lebibe Haliti, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Haliti. Haliti në anën tjetër, nga rezultat e shpallura nga konkursi del në mesin e 3 kandidatëve më të vlerësuar.

Pra, tezakja e presidentes Osmani në vlerësimin e britanikëve nuk është në mesin e kandidatëve që do të duhej të zgjedheshin në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Presidentja Osmani, po ashtu, tashmë ka punësuar vëllain në Bankën Qendrore.

“Çka ka, çka s’ka”? | Vëllai i presidentes Osmani, Ramadani, tashmë ka nisur punën në BQK

Në të kaluarën, Presidenca e udhëhequr nga Osmani e kishte favorizuar në një tender edhe shokun e babait të saj, ndërsa muaj me pas me tender e kishte shpërblyer edhe shoqen e motrës. /Demokracia.com/

Të ngjashme