Lajme
DOKUMENT | Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Demokracia
23:07 | 31 Mars 2023

Share:

Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 137-të.

Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar tri vendime, ku prej tyre është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për tratimin në pronën e paluajtshme. Në këtë pikë përfshihej edhe falja e tatimeve në pronë për vitin 2023, raporton Demokracia.com.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit“, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, Qeveria miratoi edhe Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian.

DOKUMENTI:

Të ngjashme