Lajme
DOKUMENT | Sot Kurti mbledh Qeverinë, diskutojnë për të burgosurit danezë dhe Fondin Sovran
Demokracia
07:51 | 07 Qershor 2023

Share:

Sot në ora 11:00 do të mbahet mbledhja e 145-të e Qeverisë së Kosovës.

Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij do të shqyrtojnë në këtë mbledhje 21 pika të rendit të ditës.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.

Qeveria e Kosovës nesër do të shqyrtojë Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet projektligji për Fondin Sovran, shkruan Demokracia.com.

Kabineti qeveritar nesër do të shqyrtojë edhe propozim vendimin përfundimtar për shpronësim për interes public të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësorë për eksploatim të thëngjilli për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të KEK.

Të ngjashme