Lajme
DOKUMENT| Qeveria vendos të shpronësojë prona në Leposaviq, ky është qëllimi
Demokracia
19:14 | 16 Janar 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e Qeverisë, sipas të cilit, obligohet Departamenti i Shpronësimit në koordinim me ministritë përkatëse të iniciojnë procedurat e shpronësimit të pronave të paluajtshme konform ligjit.

Sipas vendimit, për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme