Lajme
DOKUMENT | Qeveria u dha miliona euro si huamarrje, Telekomi blen telefonë të rinj
Demokracia
14:01 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Telekomi i Kosovës është duke u mbajtur gjallë me paratë që po ia jep Qeveria. Madje, hiç më larg se para një jave, kjo kompani ka marrë nga shteti 15 milionë euro. Por, duket se këto para, Telekomi po i çon në gjëra luksi.

Telefona të markave të fundit, si Iphone, Samsung e Redmi, ka vendosur të blejë menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, ndonëse kjo kompani tash e shumë vite është duke mbijetuar më paratë që ia jep shteti.

Në tenderin që është shpallur se fundmi është treguar se do të blihen disa telefona dhe për blerjen e tyre do të shpenzohen afro 3 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me Telefona testues 5G. Data e dhënies së kontratës 01.12.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 11.12.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 4. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “BMS SOLUTIONS L.L.C”. Vlera e përgjithshme e kontratës 2,916.96 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar se çfarë lloje të telefonave do të blihen me këto para.

“Samsung Galaxy A14, 5G (2023). 128GB ROM, 6GB RAM, ose 128GB ROM, 8GB RAM, Network Bands: 2G,3G,4G,5G. Network band 5G duhet te perkrahe brezin frekuencor 3.5GhZ (n78). Samsung Galaxy A34,  5G (2023). 128GB ROM, 6GB RAM, ose 128GB ROM, 8GB RAM, Network Bands: 2G,3G,4G,5G. Network band 5G duhet te perkrahe brezin frekuencor 3.5GhZ (n78). Samsung Galaxy A54, 5G (2023). 128GB ROM, 6GB RAM, ose 128GB ROM, 8GB RAM, Network Bands: 2G,3G,4G,5G. Network band 5G duhet te perkrahe brezin frekuencor 3.5GhZ (n78). Xiaomi Redmi 12, 5G (2023. 128GB ROM, 6GB RAM ose 256GB ROM, 8GB RAM, Network Bands: 2G,3G,4G,5G. Network band 5G duhet te perkrahe brezin frekuencor 3.5GhZ (n78). Apple iPhone 13, 5G (2021). 128GB ROM, 4GB RAM. Network Bands: 2G,3G,4G,5G. Network band 5G duhet te perkrahe brezin frekuencor 3.5GhZ (n78) Apple iPhone 12, 5G (2020)”.

Në muajin e kaluar, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh, përcjell Demokracia.com.

Sipas kërkesës së Telekomit, kjo kërkesë ka të bëjë me projekte investive në këtë ndërmarrje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit, e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai, duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë shtesë.

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më fitimprurëse në vend, është duke u përballur me një situatë të rënduar financiare si pasojë e kontratave të dëmshme, vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, ndërhyrjes së politikës në vendimmarrje strategjike të kompanisë dhe nepotizmit.

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala. /Demokracia.com/

Të ngjashme