Lajme
DOKUMENT: Qeveria ndan mbi 7 milionë euro shtesë për paga
Demokracia
19:08 | 29 Nëntor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 7 milionë e 54 mijë e 92 euro për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e pagave dhe shpenzimeve për muajin nëntor 2023.

Këto mjete janë marrë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nga nënprogrami “Kontigjencat në Ministrinë e Financave”, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe kërkesa për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore P.Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper (ish-kampi Casablaka”) për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Zona Kadastrale Suharekë.

Në vendim thuhet se vlera e kompensimit të pronave do të caktohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme