Lajme
DOKUMENT: Qeveria ndan buxhet shtesë për tekstet shkollore
Demokracia
16:36 | 30 Gusht 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet shtesë për fillimin e vitit shkollor 2023.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë thuhet se është marrë sipas kërkesës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurimin e teksteve shkollore.

Në këtë mbledhje ekzekutivi ka vendosur për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 6 mbi milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 6,323,380 € (gjashtë milionë e treqind e njëzete e tre mijë e treqind e tetëdhjetë euro) deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2023, për sigurimin e teksteve shkollore. Myetet buxhetore sipas pikës 1. të këtij Vendimi merren nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me kod 208, nga nën programet dhe kategoritë e shpenzimeve”, thuhet në vendim.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë edhe mbi 6.6 milionë euro të tjera për materialet mësimore për klasat 1-9.

Në total vlera e mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës kap shumën e 13 milionë eurove.

“Aprovohet kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 6,617,340 € (gjashtë milionë e gjashtëqind e
shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzetë euro) në zbatim të Masës 4.2 – Mbështetja për Arsimin të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për sigurimin e materialeve mësimore”. /Demokracia.com/ 

Më poshtë vendimet e Qeverisë: 

 

 

 

 

Të ngjashme