Lajme
DOKUMENT| Ja kush do të përfitojë nga shtesat e Qeverisë pas miratimit të Ligjit për Pagat
Demokracia
17:32 | 09 Shkurt 2023

Share:

Qeveria e Kosovës më 4 shkurt ka miratuar disa rregullore që lidhen me shtesat, pagën bazë dhe përvojën në punë, kompensimin e udhëtimeve, kompensimin për kujdestari, kompensimin për funksionin shtesë, kompensimin për ekspertët.

Të gjitha këto rregullore ndërlidhen me të punësuarit në sektorin publik pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat.

Demokracia.com e ka siguruar Rregulloren e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kushtet e tregut.

Në nenin 2 të kësaj rregulloreje thuhet se ajo zbatohet për të punësuarit në sektorin publik, pagat e të cilëve financohen nga dhe përmes buxhetit të shtetit dhe të cilët i plotësojnë kriteret për përfitimin e shtesës për kushte të tregut të punës sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje.

Në Nenin 4 thuhet se shtesa për kushte të tregut të punës përfitohet për pozita të caktuara deficitare dhe të rralla të shërbimit civil dhe shërbimit publik, ku rekrutimi apo mbajtja e nëpunësve në këto profesione/pozita objektivisht është e pamundur ose ka vështirësi të konsiderueshme në rekrutimin e tyre.

Në pikën 4 të këtij Neni janë përcaktuar profesionet që përfitojnë shtesa: Profesionet deficitare në fushën e teknologjisë informative; në fushën e aviacionit dhe navigimit ajror; profesionet nga programet studimore të financuara ose bashkë-financuara nga Qeveria e Kosovës; specialistët shëndetësorë në profesionet deficitare, etj.

Nga Neni 5 deri në Nenin 9 të kësaj Rregulloreje janë specifikuar kriteret e veçantë që duhet plotësuar secila kategori për të përfituar shtesën.

Në Nenin e 12-të thuhet se me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje shfuqizohet çdo akt nën-ligjore dhe dispozitë tjetër që bie në kushtetim me këtë rregullore.  /Demokracia.com/

Rregulloren e plotë për shtesat mund ta gjeni më poshtë.

Të ngjashme