Lajme
DOKUMENT | Qeveria Kurti dha shtesa pa bazë ligjore, Murati nxjerr vendim me vonesë
Demokracia
20:38 | 18 Tetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka nxjerr vendim për shtesat për punëtorët që punojnë gjatë natës, kujdestaritë, punën jashtë orarit të rregullt, punën gjatë ditëve të festave zyrtare dhe punën gjatë fundjavës. Mirëpo, ky vendim del të jetë fort i vonuar, pasi që shumica e institucioneve deri tani kanë dhënë shtesa pa këtë bazë ligjore. 

Në Qeverinë e Albin Kurtit gjithçka është e mundur. Madje edhe paratë e shtetit ndahen sipas dëshirës dhe në mënyrë joligjore.

Krejt kjo ndodh kur i konvenon pushtetit, për t’u shfaqur sa më popullor, shkruan Demokracia.com.

Këtë fakt e dëshmon më së miri edhe një vendim që ka nxjerr sot Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, që drejtohet nga Hekuran Murati.

Ky vendim ka të bëjë me shtesat për punëtorët që punojnë gjatë natës, kujdestaritë, punën jashtë orarit të rregullt, punën gjatë ditëve të festave zyrtare dhe punën gjatë fundjavës.

Shumë institucione, siç ka mësuar Demokracia.com, deri tani kanë dhënë shtesa pa e rregulluar këtë çështje me vendim si tash, pasi që personeli i tyre  kanë punuar më shumë se 8 orë në javë dhe 32 orë në muaj.

Vendimi që është thirrur në ligje është dashur të miratohet nga muaji shkurt kur edhe ka filluar ekzekutimi i buxhetit 2023.

Por, çka thuhet në vendimin e ministrit Murati të cilin e ka siguruar Demokracia.com?

Në këtë vendim që mban 6 pika, tregohet sesi do të paguhet puna jashtë orarit të rregullt, puna gjatë ditëve të festave zyrtare dhe puna gjatë fundjavës.

Numri i orëve të punës përtej orarit të rregullt të punës për një zyrtar publik përbrenda javës nuk tejkalon 8 orë pune, përveç nëse është e përcaktuar ndryshe sipas pikës 4 të këtij vendimi; Orët e punës përtej orarit të rregullt të punës brenda muajit kalendarik nuk tejkalojnë 32 orë përveç nëse është e përcaktuar ndryshe sipas pikës 4 të këtij vendimi; Orët e punës përtej orarit të rregullt të punës miratohen vetëm pas sigurimit të mjeteve buxhetore për kompensimin e atyre orëve ose pas planifikimit të saktë për kompensimin e orëve përtej orarit të rregullt të punës me pushim”, thuhet në këtë vendim, përcjell Demokracia.com.

Tutje tregohet se në situata të veçanta, Organizatat Buxhetore mund të miratojnë orë shtesë përtej orarit të rregullt të punës.

“Në situata të veçanta/jashtëzakonshme Organizatat Buxhetore mund të miratojnë orë shtesë përtej orarit të rregullt të punës pas autorizimit nga titullari i institucionit dhe konfirmimit të vullnetit nga zyrtari publik për punë shtesë, si dhe pas konsultimit me Ministrin përgjegjës për Financa për sigurimin e mjeteve buxhetore për kompensimin e këtyre orëve pune. Obligohen të gjitha Organizata Buxhetore për zbatimin e këtij Vendimi. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës këtij vendimi ia ka bashkuar edhe kalkulatorin më anë të të cilit  përcaktohet formula e llogaritjes së kompensimit për kujdestari, punën gjatë natës, punën jashtë orarit të rregullt té punës, punën gjatë ditëve të festave zyrtare dhe punën gjatë fundjavës.

“Faqja Kalkulatori për OB-të vlen për organizatat buxhetore që synojnë të kalkulojnë kompensimin për punën jashtë orarit të rregullt të punës, punën giatë natës, punën giatë ditëve të festave zyrtare dhe punën gjatë fundjavës. Në faqen ‘Kalkulatori për OB-të duhet të plotësohen vetëm qelizat që në prapavijë kanë ngiyrën e bardhë, pasi që pjesët me prapavijë me ngjyra tjera plotësohen automatikisht. Përdoruesit duhet të kenë parasysh se orët jashtë orarit të rregullt nuk duhet të tejkalojnë numrin prej 32 orëve nëse nuk ka autorizim për diçka të tillë”, thuhet në shtojcën e këtij vendimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme