Lajme
DOKUMENT | Përpjekje për mashtrim nga ana e MPJD-së, Isma tentoi ta shmang zbatimin e vendimeve të gjykatës
Demokracia
11:29 | 18 Maj 2024

Share:

Pas Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në kontestin e ambasadorit Albert Prenkaj me MPJD-në, gjegjësisht KPMSHCK-në në lidhje me Rregulloren (ZKM) Nr. 01/2022 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënshkruar nga kryeministri Kurti, sipas të cilit aktgjykim, rregullorja në fjalë nuk është në përputhje me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm Nr.03/122, juridikisht kjo rregullore është rrëzuar.

Kjo gjendje e funksionimit të jashtëligjshëm mbisundon në MPJD për dy vite radhazi dhe vazhdon të jetë e njëjtë edhe tash, shkruan Demokracia.com.

DOKUMENTE| Kurti e Gërvalla po e shuajnë kundërligjshëm Drejtorinë e Përgjithshme në MPJD

Për t’i rënduar edhe më tepër shkeljet ligjore në këtë ministri, në fillim të këtij muaji, më 08 maj 2024, është dërguar një kërkesë në Zyrën e Kryeministrit nga Behar Isma, në kohën kur ky ishte në pozitën u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, ndërsa tash është u.d. Drejtor i Departamentit per Çështje Ligjore dhe Traktate.

Në shkresën e dërguar nga Isma në Zyrën e Kryeministrit të cilën e ka siguruar Demokracia.com, në mes tjerash thuhet: “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vërejtur se në Rregulloren nr. 01/ 2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë përvjedhur disa gabime/lëshime teknike…”.

Pra, pas dy vitesh funksionimi të kësaj ministrie në mënyrë të jashtligjshme, tek pas Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretatit të Përgjitshëm, Behar Isma i paska vërejtur disa “gabime teknike” të rregullores.

Për dy vite me radhë, në bazë të kësaj rregulloreje, ish u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Behar Isma, ka marrë dhe ka nënshkruar vendime të panumërta, që sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm janë kompetencë e Drejtorit të Përgjitshëm dhe i bie që i njëjti ka bërë shkelje të vazhdueshme ligjore.

DOKUMENTE | Albert Prenkaj e fiton kontestin me MPJD-në edhe në Apel, a po bie rregullorja e Donika Gërvallës që e çoi diplomacinë drejt humnerës?

Për më tepër, ajo që është për t’u brengosur është përpjekja që në mënyrë klandestine të mashtrojë Zyrën e Kryeministrit se gjoja janë bërë lëshime teknike, veprim ky që për prokurorinë dhe institucionet ligjore dhe zbatimit të ligjit duhet të jetë subjekt i trajtimit.

Një veprim i tillë cilësohet si vepër penale, prandaj edhe institucionet përgjegjëse do të duhej të merreshin seriozisht me këtë përpjekje të eskivimit të zbatimit të aktgjykimit dhe moszbatimit të ligjit.

“Duke e ditur se janë gabime/lëshime teknike të kësaj Rregulloreje, kërkojmë korrigjimin e tyre në të gjitha paragrafët e neneve të lartpërmendura (prej tetë sosh), që të tërhiqet teksti “Drejtorisë së Përgjithshme” dhe të zëvendësohet me tekstin “Sekretarit të Përgjithshëm” në të gjitha paragrafët e neneve të lartpërmendura në tre gjuhët e publimit në Gazetën Zyrtare sipas tabelës së mësipërme”, thuhet në letrën që Isma ia ka dërguar Zyrës së Kryeministrit. /Demokracia.com/

Të ngjashme