Lajme
DOKUMENT| Përkrahësi i LVV-së u zgjodh drejtor i Spitalit të Gjilanit, Komisioni i SHSKUK-së i refuzon të gjitha ankesat
Demokracia
09:46 | 06 Maj 2022

Share:

Arsim Emini, i afërt me kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, u zgjodh në krye të Spitalit të Gjilanit gjatë muajit mars.

Demokracia.com ekskluzivisht kishte raportuar për zgjedhjen e tij, pas ankesave që ishin bërë nga kandidatët tjerë në konkursin për drejtor të spitalit të Gjilanit.

Këta të fundit ishin ankuar, sepse Emini nuk i plotësonte kushtet kryesore për këtë pozitë, madje ai nuk e ka të kryer as magjistraturën e doktoratureën.

Siç kishte parë Demokracia.com në llogarinë në Facebook të Eminit, ky i fundit ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, ankesat e doktorëve të tjerë dhe kandidatëve për drejtor të spitalit janë refuzuar nga Komisioni i Ankesave të SHKSUK-së.

Siç shihet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com, Komisioni i ka refuzuar të gjitha ankesat nën arsyetimin se kandidati fitues mban titullin e mjekut specialist.

Madje, ky komision pretendon se Arsim Emini ka ofruar dëshmi të mjaftueshme se ka përvojë menaxheriale për më shumë se tri vite.

“Refuzohen të pabazuara ankesat e nr.prot.950 e datës 28.03.2022,nr.951 datë 28.03.2022,nr.1072 datë 30.03.2022, nr.952 datë 28.03.2022 të paraqitura nga kandidatët në Konkursin Publik për pozitën Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Mbetet në fuqi njoftimi nr.prot.797 i datës 17.03.2022 për përzgjedhjen e kandidatit fitues për drejtorin në SP-Gjilan i shpallur nga komisioni përzgjedhës. Obligohen Sektori i Burimeve Njerëzore në SHSKUK për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. ARSYETIM Komisioni i Ankesave shqyrtoj të gjitha pretendimet e ankuesve Halil Ajvazi, Milaim Kosumi, Mirvete Kurteshi dhe Besim Maliqi të ngritura sipas ankesave me nr. Prot.950 e datës 28.03.2002, nr.951datë 28.03.2022, nr.1072 datë 30.03.2022, nr.952 datë 28.03.202 2të paraqitura nga kandidatët në Konkursin Publik për pozitën Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan me nr.prot.3059 e datës 31.12.2021 dhe gjeti se pretendimet e ankesave të paraqitura përmes ankesave të tyre janë të pabazuara. Komisioni i Ankesave shqyrtoi me kujdes të shtuar të gjithë dokumentacionin relevant të të gjithë kandidatëve për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm në Gjilan dhe konstatoi se kandidati fitues sipas njoftimit përfundimtar për shpalljen e rezultateve për pozitën e njëjtë i plotëson kushtet edhe kriteret si më poshtë: Pretendimi se kandidati fitues nuk plotëson kriteret e shkollimit dhe nuk ka gradën shkencore dr.sci ose mr.sci, nuk qëndron për shkak se KA konstatoi se i njëjti mban titullin e mjekut specialist krahas kualifikimit universitar doktor i mjekësisë. Sa i përket pretendimit të ankesave lidhur me përvojën menaxheriale të kandidatit fitues, KA gjen se njëjti ka ofruar dëshmi ë mjaftueshme me anë të cilave vërtetohet marrëdhënia e punës si udhëheqës më kohëzgjatje më shumë se 3 vite. Kurse sa i përket vlerësimit të CV, KA mëson nga Burimet Njerëzore në SHKSUK se vlerësimi ka qenë unik për të gjithë kandidatët dhe nuk ka qenë diskriminues. KA gjeti se të gjitha procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe aktet nënligjore. Andaj siç u tha më lartë u vendos si në dispozitiv të vendimit. Këshillë Juridike: Pala e pakënaqur me këtë vendim, mund të iniciojë kontest pune në gjykatën kompetente, në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga pranimi i këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Demokracia.com e kishte kontaktuar Eminin për ta pyetur lidhur me ndikimin që Gecaj-Gashi ka pasur në përzgjedhjen e tij, por ai e kishte mohuar një gjë të tillë.

Lexo edhe:

FOTO| Përkrahësi i LVV-së bëhet drejtor i spitalit në Gjilan pa magjistraturë e doktoraturë, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së për favorizimin e tij

Veç kësaj, bordi i SHSKUK-së e ka vendosur edhe një përkrahës tjetër të LVV-së në krye të Spitalit të Pejës.

Bëhet fjalë për Fazli Shalën, kirurgu i cili në vitin 2020 i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dy vite më vonë u bë edhe drejtor i spitalit të Pejës./Demokracia.com/

Lexo edhe:

FOTO| Vazhdon kapja e pozitave, drejtor i spitalit të Pejës bëhet anëtari i LVV-së

Në Spitalin e Gjilanit pranohen në punë njerëz të afërt me drejtorin, Arsim Emini, përkrahës i LVV-së

Të ngjashme