Lajme
DOKUMENT| Për 3 muaj, Zyra e Kurtit i ‘hëngri’ mbi 17 mijë euro dreka zyrtare
Demokracia
20:01 | 15 Maj 2022

Share:

Ushqimi me para të shtetit, si duket i ka shijuar shumë Zyrës së Kryeministrit, pasi që për tre muaj shpenzuan 17 mijë e 530.17 euro.

Për dreka e darka zyrtare, kryeministri Albin Kurti kishte pasur kritika të shumta për qeveritarët e kaluar.

Por, tani është vetë ai dhe zyra e tij që në tre muajt e parë të këtij viti kanë shpenzuar 17 mijë e 530.17 euro për dreka zyrtare.

Demokracia.com ka siguruar dokumentet zyrtare të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë dokument shkruan se për dreka zyrtare, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpenzuar 15 mijë e 884.56 euro.

Ndërkaq, për dreka zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar 714.61 euro.

Po ashtu, kjo zyrë ka shpenzuar edhe 931 euro për furnizim me ushqim dhe pije.

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Kurti për 9 muaj e Hoti për 3 muaj i bënë ‘rrush e kumbulla’ në dreka zyrtare mbi 67 mijë euro

Në total, që nga 1 janari i këtij viti e deri më 31 mars, Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar 17 mijë e 530.17 euro për dreka zyrtare. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| “Merakli të udhëtimeve”, mbi 20 mijë euro i shpenzoi zyra e Kurtit për tre muaj

Të ngjashme