Lajme
DOKUMENT| Kurti për 9 muaj e Hoti për 3 muaj i bënë ‘rrush e kumbulla’ në dreka zyrtare mbi 67 mijë euro
Demokracia
18:32 | 13 Maj 2022

Share:

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk po del të jetë kursimtare. Të paktën kështu dokumentohet nga evidencat zyrtare.

Më 23 mars të vitit të kaluar, Albin Kurti kishte marrë detyrën e të parit të ekzekutivit dhe që nga ajo kohë, sipas dokumenteve zyrtare që Demokracia.com ka siguruar përmes Zyrës së Kryeministrit, shihet se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë kursimtare.

Që nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2021, përfshirë edhe periudhën tremujore sa Avdullah Hoti ishte kryeministër, në përgjithësi Qeveria ka shpenzuar 819 mijë e 83.47 euro.

Në këto dokumente shihet se vetëm për dreka zyrtare përfshirë edhe ato jashtë vendit në tre muajt e parë të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe 9 muajt e tjerë nga Albin Kurti, janë shpenzuar hiç më pak se 67 mijë e 404.59 euro, raporton Demokracia.com.

Po ashtu gjatë vitit të kaluar 429.41 euro janë shpenzuar edhe për furnizim me ushqim e pije, të cilat sipas dokumentit nuk janë dreka zyrtare. /Demokracia.com/

Të ngjashme