Lajme
DOKUMENT| Pas sulmeve nga hakerët, Qeveria e Kosovës nesër shqyrton projektligjin për Sigurinë Kibernetike
Demokracia
18:12 | 13 Shtator 2022

Share:

Qeveria e Republikës së Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e 96-të.

Demokracia.com mëson se mbledhja do të fillojë në ora 10:00.

Po ashtu Demokracia.com ka siguruar edhe rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.

Pas sulmeve kibernetike Qeveria do të shqyrtojë nesër projektligjin për Sigurinë Kibernetike, shkruan Demokracia.com.

Qeveria nesër  gjithashtu do të shqyrtojë Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe Projektligji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Pikë tjetër e rendit të ditës së mbledhjes së nesërme do të jetë edhe shqyrtimi i projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis”, Programi i Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Tatimit.

Qeveria do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe BE-së për pjesëmarrje të Kosovës në “Dogant”, Programi i Bashkimin Evropian për Bashkëpunim në Fushën e Doganave.

Gjithashtu nesër qeveria do të shqyrtojë edhe Projektligjin për Prokurorin e Shtetit, projektligjin për Prokurorinë Special, projektligjin për Sigurinë Kibernetike, projektligjin për Tubimet Publike. Projektligjin për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe disa projektligje të tjera.

Ky është rendi i ditës: 

 

 

Të ngjashme