Lajme
DOKUMENT | Pas Gani artistit, Gërvalla e çel kuletën edhe me 120 mijë euro për promovim
Demokracia
19:25 | 24 Nëntor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që drejtohet nga Donika Gërvalla po shpenzon mijëra euro me pretendimet për ta rregulluar imazhin e brishtë të Kosovës, i cili është dëmtuar mjaft shumë, pas zhvillimeve të fundit në veri dhe pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian. Në mungesë të një strategjie, MPJD po shpenzon para ad-hoc me synimin për të promovuar Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Reagime të shumta kanë shpërthyer nga të gjithë aktorët e shoqërisë së Kosovës, kur doli lajmi se Gani Jakupi po paguhet nga MPJD-ja me 7500 euro në muaj për të promovuar Kosovën.

MPJD është bërë gati të shpenzojë edhe 120 mijë euro të tjera për prodhimin e disa videove promovuese të shkurtra, të cilat thuhet se për synim kanë promovimin e Republikës.

Nga ofertat që kanë dhënë kompanitë për të prodhuar këto video shumë të shkurtra, del se shuma e vendosur nga ana e ministrisë prej 120 mijë eurove është një ‘çmenduri’ në vete.

Ofertat u hapën para pak ditëve dhe ministria e rekomandoi për kontratë grupin e kompanive “Moviola” LLC; “PLATFORM ADVERTISING L.L.C.”, me çmim 24 mijë e 900 euro.

Pronarë të këtyre dy kompanive janë Vesa Broqi – Kida dhe Ben Dobroshi.

Nëpërmjet këtyre videove po synohet promovimi i Republikës së Kosovës dhe aktiviteteve të MPJD-së në fushën e biznesit, kulturës, turizmit, historisë dhe rinisë për të theksuar shpirtin e ri të Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme