Lajme
DOKUMENT: Pak pasi e mori gradën diplomatike, Gërvalla e emëron Konsull sinjalizuesin e saj besnik
Demokracia
18:16 | 31 Tetor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, po vazhdon të rehatojë në pozita të rëndësishme njerëzit lojalë të ministres. 

Së fundmi, Gërvalla- Schwarz e ka rehatuar si shef të misionit konsullor të Kosovës në Zvicër, një prej njerëzve më të besueshëm të saj, Vigan Berishën, që deri tani kishte punuar si zyrtar sinjalizues.

Konsullata e Cyrihut është misioni më i madh i Republikës së Kosovës në botë sa i përket ofrimit të Shërbimeve Konsullore.

Demokracia.com ka siguruar vendimin për emërimin e tij.

“z.Vigan Berisha, me gradën diplomatike Këshilltar, emërohet Shef i misionit konsullar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih/ Konfederata e Zvicrës, me mandat 4 vjeçar”, thuhet në vendimin që e ka siguruar Demokracia.com.

Në vendimin e nënshkruar nga ministrja Gërvalla- Schwarz thuhet se Berisha do të fillojë punën me 1 dhjetor të këtij viti.

 

Berisha vetëm dy muaj më parë e kishte marrë gradën diplomatike: Këshilltar.

Demokracia.com kishte raportuar edhe për gradimin e tij të dyshimtë.

DOKUMENT | “Shërbëtorët” e Donika Gërvallës dhe Liza Gashit shpërblehen për devotshmërinë, marrin grada diplomatike

 

Berisha para ca kohësh me para të shtetit e kishte ndjekur edhe një kurs bazik të gjuhës angleze./ Demokracia.com/

DOKUMENTE| Diplomatët e privilegjuar të Gërvallës, mbajnë kurse për ta mësuar anglishten bazike

 

Të ngjashme