Lajme
DOKUMENT | Njeriu që kundërligjshëm ndihmoi Donika Gërvallën t’i shkarkonte dhjetëra diplomatë bëhet Konsull në Shtutgart
Demokracia
17:02 | 16 Nëntor 2023

Share:

Hamdi Bërbatovci, njeriu që tash e sa kohë e bëri ligjin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili ishte pjesë e agjendës së largimeve të Donika Gërvallës, më në fund u shpërblye për besnikërinë e tij ndaj saj.

Pasi e ndihmoi Gërvallën që t’i shkarkojë diplomtatët që nuk iu përshtatën asaj, Bërbatovci u bë diplomat dhe mori pozitën e Konsuullit në Shtutgart të Gjermanisë, shkruan Demokracia.com.

“Hamdi Bërbatovci është emëruar Shef i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart / Republika Federale e Gjermanisë me mandat katërvjeçar”, thuhet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com.

Besniku i Gërvallës do ta fillojë punën më 1 dhjetor.

Ky është vendimi për emërimin e tij:

 

Demokracia.com në vazhdimësi ka raportuar për veprimet e Bërbatovcit.

Ish-auditori i brendshëm, Hamdi Bërbatovci, përmes raporteve të auditimit kishte mundësuar largimin nga puna për gati 50 diplomatë që kishin shërbyer në MPJD në më shumë se dhjetë vjet.

Shkarkimi i diplomatëve ishte bërë në bazë të një raporti të hartuar nga Bërbatovci për “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, që ishte bërë me kërkesë të ministres Donika Gërvalla-Schwarz, më 31 gusht të vitit të kaluar.

Ndonëse kjo ministri pretendonte se shkarkimet u bënë në “vazhdën e masave për vendosjen e ligjshmërisë në administratën publike të Kosovës dhe anulimit të vendimeve të jashtëligjshme, të marra në të kaluarën”, vetë raporti ishte bërë në mënyrë të paligjshme.

Ky auditim ishte bërë nga Hamdi Bërbatovci, i cili ishte zyrtar i Ministrisë së Diasporës para shkrirjes së kësaj ministrie në MPJD dhe ende nuk ishte i sistemuar mirë në ministrinë e Gërvallës.

Bërbatovcit i ishte lejuar nga Gërvalla që t’i fuste duart edhe në dosjet personale të 38 zyrtarëve të ministrisë, shkruan Demokracia.com.

Për lejimin e kryerjes së këtij auditimi nga një person që as vetë nuk ishte i sistemuar ishte shqetësuar edhe Këshilli Ekzekutiv i Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës. Ata kishin kërkuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës që të bëjë monitorimin e emërimeve të paligjshme në pozitat udhëheqëse në MPJD.

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE| Gërvalla po e përdor raportin e zyrtarit të pa sistemuar në MPJD për shkarkime të diplomatëve (Dokumente)

Bërbatovci, madje me para të qytetarëve të Kosovës kishte kryer edhe një kurs bazik të gjuhës angleze. /Demokracia.com/

DOKUMENTE| Diplomatët e privilegjuar të Gërvallës, mbajnë kurse për ta mësuar anglishten bazike

Të ngjashme