Lajme
DOKUMENT | Ndalimi i punimeve në Rrugën A, ky është vendimi i plotë i Gjykatës Komerciale
Demokracia
14:24 | 04 Dhjetor 2023

Share:

Gjykata Komerciale e ka pezulluar edhe në rivendosje vazhdimin e punimeve në Rrugën A. Demokracia.com posedon vendimin që gjykata ka nxjerrë, ku thotë se ka aprovuar kërkesën e paditësit “Pro&CO Group” sh.p.k. dhe e ka shtyrë ekzekutimin e vendimit të datës 19 prill 2023.

Gjykata Komerciale ka vlerësuar se shtyrja e përkohshme e ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është i duhur që të ruhet interesi publik. Kjo, po ashtu, do të evitojë çfarëdo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues. Në të kundërtën, realizimi i projektit para përfundimit të shqyrtimit gjyqësor do të ndikonte negativisht në besimin e publikut lidhur me shfrytëzimin e fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues.

“Dhoma e Shkalles së Parë e kësaj Gjykate me Aktvendim të datës 19.04.2023 e ka refuzuar propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar si të pabazuar. Ndaj këtij Aktvendimi, propozuesi ka parashtruar ankesë. Me Aktvendim Kom. Dh.Shk.nr.801/2023 Gjykata Komerciale, Dhomat e Shkalles së Dytë, ka aprovuar ankesën e propozuesit si të bazuar dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje në Dhomat e Shkallës së Parë të kësaj Gjykate. Dhoma e Shkalles së Parë e kësaj Gjykate me Aktvendim të datës 17.10.2023 e ka aprovuar propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar si të bazuar. Ndaj këtij Aktvendimi, e paditura OSHP, palët e interesuara Komuna e Prishtinës dhe OE “Sallahu” kanë parashtruar ankesë”, thuhet në vendim, të cilin e posedon Demokracia.com.

Gjykata sqaron se shtyrja e përkohshme e aktivitetit të prokurimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor nuk është as pengesë dhe as ndalesë për Ndërtimin e Rrugës A. Qëllimi i masës së përkohshme është pikërisht interesi publik, në mënyrë që të vërtetohet se operatori ekonomik realizues i punimeve është i përshtatshëm dhe i besueshëm se punimet do t’i realizojë pa mashtrime, pa manipulime, duke përmbushur në përpikëri zotimet dhe duke vepruar nën përgjegjësinë ligjore.

Gjykata e vlerëson ta papranueshëm pretendim e OE “Sallahu” se fitimi i humbur cilësohet dëm monetar ì realizueshëm dhe i cili do të realizohej pa ndonjë vështirësi në rastet kur kemi të bëjmë me institucione shtetërore. Një arsyetim i tillë është i papranueshëm pikërisht për faktin se kemi tẽ bëjmë me institucion shtetëror, sepse gjykata ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të ushtrojë kontroll gjyqësor ndaj vendimeve të organeve administrative për të garantuar ligjshmëri në aktivitetet e prokurimit që paguhen me fondet publike. Në mënyrë që të sigurojë që nga fondet publike me veprime të kundërligjshme të mospaguhet dyfishi apo trefishi që do të duhej të paguhej për realizimin e një projekti.

Gjykata rikujton parimet themelore të afirmuara në nenin 1 te LPP-së, pēr shfrytëzim nē mënyrë transparente, efikase dhe të drejtë të fondeve publike, burimeve publike dhe të gjitha fondeve dhe burimeve tjera të autoriteteve kontraktuese në Kosovë, duke respektuar procedurat dhe detyrimet e përcaktuara nga të gjitha organet publike që zhvillojnë, përfshihen, marrin pjesë, në aktivitetet e prokurimit ose që përfshihen ose kanë të bëjnë me fondet dhe/ose burimet e tilla. Parime këto fondamentale për mbrojtjen e interesit publik, për të siguruar përdorim të ligjshëm të fondeve publike, mbrojtje të drejtave të operatorëve ekonomikë dhe respektim të kushteve ligjore nga zyrtarët institucionalë.

Ky është vendimi i plotë:

Lidhur me vlerësimet e Dhomave të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale se aktvendimi i atakuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore nenit 181.1 dhe 182.2 pika tẽ LPK-së dhe shkelje thelbësore të dispozitave të nenit 21 dhe 37 të LKA-së, për shkak se gjykata nuk ka ftuar palët e interesuara që kanë qenë të ditura në padi, në kërkesën dhe arsyetimin e vendimit të kundërshtuar, për shkak se palët e interesuara nuk kanë qenë të përfshira dhe nuk i është dhënë mundësia që të jenë palë në shqyrtimin e çështjes në gjykatë.

Gjykata e shkalles së parë sqaron se palët ndërhyrëse kanë shprehur interesim për ndërhyrje vetëm pasi Gjykata e shkallës së parë kishte marrë Aktvendimin e datës 17.10.2023 për shtyrje të ekzekutimit.

Komuna e Prishtinës si palë e interesuar për ndërhyrje në anën e të paditurit, kërkesën e ka parashtruar me datë 19.10.2023, ndërsa OE “Sallahu” kërkesën për ndërhyrje e ka parashtruar më 09.11.2023. Ndërsa, sipas padisë dhe kërkesës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit përfundimtar të OSHP-së, e paditur/kundërshtues i masës ishte vetëm Organi Shqyrtues i Prokurimit. Gjykata e shkalles së parë sqaron se në asnjë dispozitë ligjore nuk parashihet detyrim i gjykatës që ex-officio t’i ftojë palët në procedurë në bazë të rrethanave të ditura qoftë në padi apo në arsyetim të vendimit të kundërshtuar, sepse cilësinë e palës së paditur në procedurë e përcakton vetë paditësi (sipas Nenit 265 paragrafi 1, të LPK-së), e po ashtu edhe palët e interesuara kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për ndërhyrje (konform nenit 271 t LPK-së). Mirëpo, në rastin konkret edhe pse para vendimit të datës 17.10.2023 (tani të anuluar) ishin marrë edhe dy vendime të tjera (po ashtu tani të anuluara nga shkalla e dytë) palët e interesuara asnjëherë nuk kishin parashtruar kërkesë për ndërhyrje, prandaj gjykata e shkalles së parë nuk kishte asnjë detyrim ligjor që me vetiniciativë e në kundërshtim me nenin 265 dhe 271 te LPK-së, t’i ftojë palët në procedurë.

Mirëpo, pasi palët e interesuara kanë shprehur interesim për ndërhyrje, të njëjtat janë pranuar si palë ndërhyrëse dhe në rivendosje Gjykata e shkallës së parë ka vepruar sipas vërejtjeve të dhëna në Aktvendim tê Dhomave të Shkalles së Dytë të Gjykatës Komerciale K.DH. SHK.II nr.1488/23 të datës 16.1 1.2023, e ka dërguar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të paditurës OSHP-së dhe palëve ndërhyrëse, Komunës Prishtinës, si autoritet kontraktues dhe OE “Sallahu” dhe me aktvendim i ka ftuar palët që në afat prej shtatë (7) ditsh për t’i paraqitur kundërshtimet e tyre në kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të kundërshtuar.

Përgjigje në kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023 të Organit Shqyrtues të Prokurimit, brenda afatit ligjor konform nenit 63 të LKA-së dhe nenit 305 të LPK-së, ka parashtruar OE “Sallahu” SH.P.K.

Aktvendimi për përgjigjen dhe kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit PSh. nr. 144/23 te datës 19.04.2023, Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Komuna Prishtinës, Aktvendimin e kanë pranuar me datë 20.11.2023. Komuna e Prishtinës nuk kanë parashtruar përgjigje/kundërshtim në kërkesë. Organit Shqyrtues të Prokurimit kundërshtimin e ka parashtruar pas afatit ligjor me datë 30.11.2023, ndërsa afati i fundit ka qenë më dt. 27.11.2023.

Lidhur me vërejtjet e shkallës së dytë, ku thuhet se gjykata e shkalles së parë është e obliguar që t’ia dërgoj padinë në përgjigje.. duke u bazuar nẽ dispozitën e nenit 37 par. 1 të LKA [nëse gjykata nuk e hedh poshtë padinë, sipas paragrafit 2 të nenit 33, apo në bazë të nenit 34 te këtij ligji, ose nuk e anulon aktin administrativ sipas nenit 35 të këtij ligji, gjykata do t’ia dërgojë nga një kopje të padisë dhe të dokumenteve tẽ bashkangjitura në përgjigje palës së paditur dhe personave të interesuar Gjykata e shkallës së parë sqaron se me vendimin e datës 17.10.2023 është vendosur vetëm për kërkesën paditësit/propozuesit për caktimin a masës se përkohshme, siç përcaktohet në dispozitat e Ligjit nr. 08/-015 për Gjykatën Komerciale, në nenin 27 paragrafi 1, ku përcaktohet: Jo më vonë se tre (3) ditë nga marrja e një kërkesë për masë të përkohshme ose lehtësim tjetër urgjent, në përputhje me ligjet në fuqi, dhoma e shkalles së parë e konsideron dhe vendos për një kërkesë të tille pa dëgjim të palëve në seancë. Pra nuk është vendosur për padi për tu zbatuar neni 37. Paragrafi 1 i LKA, prandaj janë zbatuar dispozitat e nenit 27 te LGJK si në të gjitha rastet e vendosura deri më tani në praktiken gjyqësore të Gjykatës Komerciale në procedurën për caktimin e masave të përkohshme.

Kërkesa e paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k. për shtyrje të ekzekutimit të vendimit PSh. nr. 144/23 te datës 19.04.2023.

Paditësi në kërkesën e tij për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të lartcekur, lidhur me plotësimin e kushteve për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ka theksuar se caktimi i masës se sigurisë është i domosdoshëm për arsye se paditësit i shkaktohet dëm i padrejtë dhe vështirë i riparueshëm, sepse me ekzekutimin e vendimit paditësi do të privohet nga e drejta për tu kualifikuar si operator i përgjegjshëm me çmimin më të ulët dhe se marrë parasysh kohën e gjatë të zgjidhjes se çështjes meritore në raport me fitimin e munguar, kjo me siguri do të rezultonte në dëm tẽ padrejtë pasi që paditësi do të privohej nga të hyra të ligjshme, të cilat do të ndikonin në qarkullimin financiar që do të derivonin nga implementimi i projektit kapital për ndërtimin e Rrugës A – pjesa e parë, sipas aktivitetit të prokurimit 616-22-7096-5-1-2.

Lidhur me plotësimin e kushtit të dytë dhe të tretë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ka theksuar se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, përkundrazi do të ishte pikërisht zbatimi i vendimit të kundërshtuar ai që do binte në kundërshtim të hapur me interesin publik, sepse shkeljet procedurale që i kanë paraprirë marrjes së vendimit hyjnë në kategorinë e normave penale, duke pas parasysh se OE Sallahu Sh.p.k. i shpërblyer me kontratë, ka kryer veprën penale Keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik nga neni 415 i KPRK-së, çka automatikisht e bënë të papërshtatshëm dhe të papërgjegjshëm për këtë aktivitet të prokurimit. Prandaj, dëmi që shkaktohet nga vendimi i kontestuar nuk prek vetëm paditësin, por edhe taksapaguesit dhe buxhetin e Komunës së Prishtinës me paratë e të cilëve është financuar projekti kapital për nderimin e Rrugës A – pjesa e parẽ. Po ashtu ka theksuar se me termin palë kundërshtare nuk duhet nënkuptuar vetëm Komunën e Prishtinës i institucion apo zyra prokurimit pranë AK, por duhet kujtuar se kjo e fundit përfaqëson dhe përbehet nga komuniteti i të githë banorëve të qytetet të cilët kanë të drejtë të kërkojnë që paratë e tyre të shfrytëzohen në mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme, të ndershme dhe transparente. Në fund ka theksuar se procedura dhe shkeljet procedurale që i kanë paraprirë marrjes së vendimit të atakuar dalin  përtej fushëveprimit administrativ dhe depërtojnë në fushëveprimin e normave penale dhe se OE i shpërblyer me kontratë ka kryer vepër penale, andaj e bënë të papërshtatshëm dhe të papërgjegjshëm për këtë aktivitet të prokurimit.

Kundërshtimi i palës ndërhyrëse OE “Sallahu” lidhur me kërkesën. Për shtyrje të ekzekutimit të vendimit PSh. nr. 144/23 të datës 19.04.2023. OE “Salahu”, ka parashtruar kundërshtim në kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit nr. PSH 144/231 të datës 19.04.2023, të nxjerrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Me arsyetim se vendimet e OSHP-së janë obligative për të gjitha institucionet, palët mund të kërkojnë rishikimin e vendimit të OSHP-së, por nuk mund të kërkohet shtyrja e ekzekutimit, sipas nenit 1 19 të LPP-sẽ.

Deklaron se procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje tẽ plotë me parimet dhe dispozitat ligjore që i referohen prokurimit publik në Kosovë. Qëllimi primar i kërkesës së paditësit është shkaktimi i vonesave në përmbushje të kontratës dhe në këtë mënyrë shkaktohet dëm i drejtpërdrejtë i pariparueshëm në interesin publik, dhe palëve të interesuara/kundërshtare. Paditësit nuk i shkaktohet dem i pariparueshëm, sepse mund të konsiderohet fare si palë e dëmtuar, pasi që proceduralisht nuk ka asnjë mundësi te jete fitues i kontratës apo te realizoje ndonjë te drejtë, sepse i njëjti është i renditur në vendin e trete Deklaron se nuk përmbushën kushtet kumulative të përcaktuara me nenin 22 par 2 të LKA-së.

Kërkesa par shtyrjen e ekzekutimit të vendimit te nr. 144/23 te OSHP-se është e kundërligjshme e bazuar në të dhëna krejtësisht të pa vërteta, tendencioze si e tillë duhet të refuzohet, për faktin se nuk paraqet gjendje reale e faktike duke tentuar të vejë në lajthim edhe gjykatën. Për me tepër, e njëjta nuk është e mbështetur në asnjë prove apo dëshmi me të cilën do të vërtetohej se kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit te vendimit është e ligjshme dhe e bazuar. OA “Sallahut është shpallur i përgjegjshëm me çmimin mẽ tê lirë/favorshëm, prandaj paditësi nuk është gjendjen për tè realizuar ndonjë të drejtë në këtë proces tenderues, rekomandimi i paditësit për kontratë do t pěrbën shkelje t renda ligjore/procedurale dhe të cilat i shkaktonin Buxhetit tẽ Republikës se Kosovës humbje për afër 1 milion euro.

Edhe po që se i njëjti të ishte pale e dëmtuar, fitimi i humbur cilësohet dem monetar i realizueshëm dhe i cili do të realizohej pa ndonjë vështirësi në rastet kur kemi te bëjmë me institucione shtetërorë. Deklaron se mos respektimi i procedurave ligjore dhe shkelja e afateve te përcaktuara ka ndodhur pikërisht nga paditësi.

Andaj, paditësi nuk ka arritur te argumentoje se me ekzekutimin e vendimit do shkaktohej dem i padrejtë dhe vështirë i riparueshëm, pasi që i njëjti ka dështuar paraqes dëshmi te besueshme që tregojnë mundësinë që e drejta e pretenduar ekziston (firmos boni iuris), dhe se dyti, rreziku i menjëhershëm për këte te drejte(periculum in mora), pasi që dëmi i cili vështirë do të riparohet mund të ndodhë vetëm nëse në të vërtetë e drejta e pretenduar ekziston.

Lidhur me plotësimin kushtit se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik ka deklaruar se në rast të shtyrjes se ekzekutimit te vendimit te atakuar cenohet shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve, për shkak të kundërmimit dhe kanaleve të hapura në mungesë te kolektorit. Pasojat nga mos ndërtimi i një rruge e cilësohet edhe si arterie/nyje e cila do te ndikonte ne mënyrë direkte në reduktimin e pritjeve dhe kolonave të gjata në Kryeqytet.

Ne mungesën e provave përmes te cilave do te argumentonte kërkesën e ti, ka kaluar ne deklarime te rreme diskredituese ne emër të OE Sallahu SHPK duke etiketuar si kryes të veprës penale Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 par 1 te KPRK-së, pa asnjë vendim te gjykatës, pasi që në dosjen tenderuese janë dorëzuar dëshmitë e kërkuara mbi pranueshme rinë/përshtatshmërinë e operatorit “Sallahu ” sipas nenit 65 t LPP-se, në të cilat nuk ka shënime se OE ka ndonjë dënim tē gjykatës.

Lidhur me kërkesën ligjore se shtyrja nuk do te i sillte ndonjë dem te madh palës kundërshtare përkatësisht personit te interesuar ka deklaruar se gjithë procesi i prokurimit për Ndërtimin e Rrugës A, qẽ nga inicimi e deri në përfundimin e saj është zhvilluar ne pajtueshmëri te plote me Ligjin për Prokurim Publik.

Pezullimi i aktiviteti të prokurimit për “Ndërtimin e rrugës A- pjesa pare iniciuar nga Komuna Prishtinës, deri ne vendosjen përfundimtare tẽ gjykatës, do t’ia pamundësonte Autoritetit.

Kontraktues qe te realizoje ketë aktivitet tẽ prokurimit veprim ky i cili po ashtu është edhe ne kundërshtim me interesin publik. Pasi që kontraktorit te përgjegjshëm “”Sallahu Shpk”, ka bere te gjitha përgatitjet e fillimit te punimeve me mjete tẽ saj ka filluar implementimin e saj qe nga data 27.04.2023 dhe ka realizuar mbi 140 ditë pune, ka pranuar ofertat e materialeve, ka lidhur marrëdhënie kontraktuale, ka bërë porositë dhe ka marre furnizimet e materialeve, dhe deri ne këtë periudhe sipas Situacionit x-te ka realizuar punimet e Kontratës ne vlerën e përgjithshme prej1,615,969.00 euro. Prandaj konsideron se nuk janë plotësuar kushtet ligjore dhe i propozon gjykatës që ta refuzoj së të pabazuar Kërkesa për shtyrjen e vendimit me numër PSH 44/23 te datës 19.04.2023.

Vlerësimi i gjykatës me qëllim tẽ vlerësimit te këtij propozimi, gjykata ju referua nenit 22, paragrafit 2 te Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative (LKA) i cili përcakton se: “Me kërkesën e paditësi, organi aki i te cilit ekzekutohet gjegjësisht organi që është kompetentë për ekzekutim, mund ta shtyje ekzekutimin deri në vendimin definitiv gjyqësor, nëse ekzekutimi do t’i sillte dëm paditësit, i cili vështirë do tê riparohej, kurse shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, as gē shtyrja do t’i sillte ndonjë dem te madh palës kundërshtare përkatësisht personit te interesuar”. Po ashtu në paragrafin 6 përcaktohet se “Paditësi mund te kërkojë edhe nga gjykata shtyrjen e ekzekutimit 1ê aktit administrativ deri në marrjen e vendimit gjyqësor, sipas kushteve 1ẽ parapara në paragrafin 2 te këtij neni dhe nenit 27 të Ligjit 08/L-015 për Gjykatën Komerciale i cili përcakton se ” Jo më vonë se tre (3) dite nga marrja e një kërkesë për masë të përkohshme ose lehtësim tjetër urgjent, në përputhje me ligjet në fuqi, dhoma e shkalles se pare e konsideron dhe vendos për një kërkesë të tillë pa dëgjim të palëve në seance”.

Bazuar në nenin 22 par. 2 te LKA-së, për shtyrjen e ekzekutimit te vendimit duhet te plotësohen në mënyrë kumulative kushtet e përcaktuara: a) ekzekutimi do ti sillte dem paditësit, i cili vështirë do të riparohej; b) shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; c) shtyrja nuk do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare përkatësisht personit të interesuar.

Gjykata shqyrtoi pretendimet e paditësit të paraqitura në propozimin për shtyrjen e ekzekutimit te vendimit dhe vlerësoi se ne rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore Për te aprovuar IHE te njëjtën pasi qẽ propozuesi e ka argumentuar me prova tè besueshme faktin se ekzekuli i vendimit do ti sillte dem i cili vështirë do te riparohej, se shtyrja nuk është ne kundërshtim me interesin publik, si dhe faktin se shtyrja nuk do ti sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, kushte këto te përcaktuara në nenin 22 par.2 të LKA-se.

Gjykata vlerëson se pretendimi kryesor i paditësit “Pro & CO Group”, Sh.p.k, per shtyrje te ekzekutimit te vendimit te kundërshtuar që rezulton me shkaktimin e demit të pariparueshëm për paditësin, taksapaguesit dhe buxhetin e Komunës së Prishtinës është pretendimi se e paditura dhe autoriteti kontraktues kenë bere shkelje te nenit 65 te Ligjit (Nr.04/L-042) për Prokurimin Publik në Republikës se Kosovës (LPP), duke shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik “Sallahu” Sh.p.k. për ndërtimin e rrugës A – pjesa e parë, sipas aktivitetit të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, Drejtori i t& cilin është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar nga neni 398 par.2 të KPRK-së. Përkundër faktit te ditur për veprën e kryer, dhe njohurive se OE ” Sallahu”, ka nënshkruar deklaratën nen betim mbi përshtatshmërinë me rastin e aplikimit për tender. Kërkesës për shtyrje ia ka bashkangjitur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit per Krime te Renda PKR. nr. 16/2018 te datës 30.03.2018.

Përderisa një pretendim te tille OE “Sallahu” Sh.p.k e konsideron si deklarim te rreme dhe diskredituese ne emër të OE Sallahu SHPK duke etiketuar si kryes të veprës penale

Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik nga neni 415 par I te KPRK-së, pa asnjë vendim te gjykatës, me arsyetim se në dosjen tenderuecse janë dorëzuar dëshmitë e kërkuara mbi pranueshmerinẽ/përshtatshmërinë c operatorit “Sallahu ” sipas nenit 65 tẽ LPP-se, në te cilat nuk ka shënime se OE ka ndonjë dënim të gjykatës.

Ligji nr. 04/1-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës (LPP) Neni 65 paragrafi 3 përcakton Operatori ekonomik nuk ka tẽ drejtë që te marrë pjesë në një aktivitet te prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjate dhjete viteve te kaluara; është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në paragrafin 1. të nenit 130 te ketij ligji sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi ne Kosove ose ne cilindo shtet, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare.

Prandaj bazuar në nenin 63.3 të LPP-së, Gjykata vlerëson se pretendimi i ngritur nga paditësi, “Pro & CO Group”, Sh.p.k, dhe i mbështetur në provë të besueshme Aktgjykimin e Gjykatës Themelorë në Prishtinë, Departamentit për Krime të Renda PKR. nr. 16/2018 te datës 30.03.2018, paraqet një çështje serioze që e vë në dyshim përshtatshmërinë e OE “Sallahu” Sh.p.k, për ndërtimin e rrugës A – pjesa e parë, sipas aktivitetit të prokurimit 616-22-7096-5- 1-2. Gjykata vlerëson se është e domosdoshme që ky pretendim të sqarohet në procedurë gjyqësore në baze të provave të administruara para realizimit të projektit.  gjyqësore në bazë të provave të administruara para realizimit të projektit. Sepse duke pas parasysh rëndësinë e vërtetimit te përshtatshmërisë së nje operatorit ekonomik për t’ia besuar realizimi e një projekti me vlere prej 8,479,801.66 Euro, të financuar me paratë publike, pa u vërtetuar një pretendim i tillë kaq serioz, demi që do të shkaktohej tshtë në çdo aspekt i pariparueshëm dhe jo vetëm për paditësit, por e dëmton rëndë interesin publik publik sepse e vë në dyshim realizimin e tre projekti.

Dwmi do të ishte vështirë i riparueshëm për paditësit-propozuesit sepse paditësi do te privohej nga e drejta për t’ju nënshtruar një procedure të ligjshme, transparente dhe pa diskriminim ndaj tẽ gjithë operatorëve ekonomik në procesin e përzgjedhjes për realizim te aktivitetit te prokurimit. Në ketë mënyrë i njëjti nuk do t& privohej vetëm nga përfitimet monetare por edhe nga mundësia e fitimi te përvojës profesionale ne zhvillimin e aktivitetit te tijtë rregullt ekonomik në një ambient ekonomik tẽ besueshëm ku funksionon rendi publik dhe sundimi i ligjit.

Dwmi do të ishte vështirë i riparueshëm edhe për OE “Sallahu”, sepse i njëjti i ka filluar dhe i ka vazhduar punimet përkundër faktit që aktvendimet për masë të përkohshme – shtyrje te ekzekutimit nuk ishin bërë asnjë herë te plotfuqishme. OE “Sallahu” ka vazhduar me implementimin e një kontrate 1te kontestueshme duke realizuar punime dhe duke marrë edhe obligime kontraktuale pa marrë parasysh faktin se lidhur me pretendimet që e vëne në dyshim përshtatshmërinë e tij për realizimin e projektit është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore.

Megjithatë, pa paragjykuar rezultatin përfundimtar, gjykata vlerëson se vërtetimi i besueshmërisë sẽ pretendimeve në seancë gjyqësore, do ta vë te njëjtin në një pozite më te sigurt në mënyrë që shpenzimet e bëra në realizimin e një kontrate të kontestueshme nuk do të jenë dëme vështirë të riparueshme dhe të pakompenzueshme për te. Prandaj vendosja e masës së përkohshme ëshë edhe ne dobi te OE “Sallahu”

Gjykata po ashtu vlerëson se shtyrja e përkohshme e ekzckutimit tě vendimit të kundërshtuar dhe pezullimi i aktiviteti të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”, me numër t8 prokurimit 616-22-7096-5-1-2 iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna Prishtinës. Zt- dert. D S nẽ shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më i  duhur që te ruhet interesi publik. Kjo po ashtu do te evitoj çfarëdo dyshimi per keqpërdorim te fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues. Ne te kundërtën ecuria realizimi realizimi i i projekti projekti para përfundimit te shqyrtimit shqyrtimit gjyqësor do te ndikonte negativisht në besimin e publikut lidhur me shfrytëzimin e fondeve publike nga Autoriteti Kontraktues.

Gjykata sqaron se shtyrja e përkohshme e aktivitetit t prokurimit deri në perfundim te shqyrtimit gjyqësor nuk është as pengese dhe as ndalës për Ndërtimin e Rrugës A. Qëllimi i masës së përkohshme është pikërisht interesi publik në mënyrë që të vërtetohet se operatori ekonomik-realizues i punimeve është i përshtatshëm dhe i besueshëm se punimet do ti realizoj pa mashtrime, pa manipulime, duke përmbushur në përpikëri zotimet dhe duke vepruar nën përgjegjësia ligjore

Gjykata e vlerëson ta pa pranueshëm pretendim e OE “Sallahu” se fitimi i humbur cilësohet dëm monetar ì realizueshëm dhe i cili do te realizohej pa ndonjë vështirësi ne rastet kur kemi te bëjmë me institucione shtetërorë. Një arsyetim i tillë është i papranueshëm pikërisht për faktin se kemi tẽ bëjmë me institucion shtetëror, sepse gjykata ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të ushtroj kontroll giyqësor ndaj vendimeve të organeve administrative për te garantuar ligjshmëri në aktivitetet e prokurimit që paguhen me fondet publike. Ne mënyrë që t& siguroj që nga fondet publike me veprime të kundërligjshme të mos paguhet dyfishi apo trefishi që do të duhej të paguhej për realizimin e një projekti.

Gjykata rikujton parimet themelore te afirmuar në nenin 1 te LPP-së, pēr shfrytëzim nē mënyrë transparente, efikase dhe të drejte te fondeve publike, burimeve publike si dhe te gjitha fondeve dhe burimeve tjera te autoriteteve kontraktuese në Kosovë duke respektuar procedurat dhe detyrimet e përcaktuara nga të gjitha organet publike që zhvillojnë, përfshihen, marrin pjesë, në aktivitetet e prokurimit ose që përfshihen ose kanë te bëjnë me fondet dhe/ose burimet e tilla. Parime këto fondamentale per mbrojtjen e interesit publik, për të siguruar përdorim te ligjshëm te fondeve publike, mbrojtje te drejtave t& operatoreve ekonomik dhe respektim të kushteve ligjore nga zyrtarët institucional.

Pretendimin e OE “Sallahu” se paditësit Pro & CO Group”, Sh.p.k nuk konsiderohet fare si pale e dëmtuar, pasi që proceduralisht nuk ka asnjë mundësi te jete fitues i kontratës apo te realizoje ndonjë te drejte, sepse i njëjti është i renditur në vendin e trete, gjykata mund të vlerësoj vetëm nẽ bazë të administrimit të provave që gjenden në dosjen e tenderit, Por vlerëson se ky fakt nuk është me ndikim në’ vendosjen e masës së përkohshme.

Gjykata duke marrë në konsiderate se realizimi i Projektit për Ndërtimin e Rrugës A është ne interes publik për mirëqenien e qytetarëve, prandaj që të mos prolongohet shqyrtimit i çështjes pa afat të caktuar, me këtë aktvendim e caktoj edhe seancën përgatitore për ta trajtuar me prioritet këtë çështje në mënyrë që çështja kontestuese 1ë merr një epilog përfundimtar brenda një kohe tẽ arsyeshme. Sepse gjykata vlerëson se nuk është në interes publik realizimi i projektit pa shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit te kontestuar sepse e një gjë e tillë e ve tërësisht ne dyshim realizimin punimeve duke qenë që çeshtja esenciale është besueshmëria e OE punekryes.

Prandaj, duke qenë se nẽ mënyrë kumulative janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara ne nenin 22 par. 2 të LKA-së, bazuar në nenit 13, par, 1, nën par. 1.12 lidhur me par. 5 te Ligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale dhe nenin 22 par. 7 te Ligjit për Konfliktet Administrative, gjykata vendosi si në dispozitave të këtij Aktvendimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme