Lajme
DOKUMENT| Ministria e Rozeta Hajdarit shpenzon mbi 3200 euro për larje të veturave
Demokracia
16:04 | 08 Prill 2023

Share:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dhënë një tender në vlerë të 3 mijë e 230 eurove për larje të veturave. Më këto para do të pastrohen gjithsej 34 vetura të ndryshme.

Veturat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari, tash e tutje do të duken më të pastra.

Për larjen e tyre është dhënë edhe një tender në vlerë të kontratës 3 mijë e 230 eurove, shkruan Demokracia.com.

“Shërbimet e autolarjes për nevojat e MINT. Vlera e përgjithshme e kontratës 3,230.00 euro. Data e dhënies së kontratës 05.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 05.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Kompania fituese ‘Ajani dhe Adami’”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Tregohet se me 3 mijë e 230 euro do të pastrohen 130 herë veturat jashtë dhe 620 herë të tjera brenda dhe jashtë.

“Gjithsej 34 vetura të ndryshme. Larja e veturës jashtë, larje 130. Larja e veturës brenda dhe jashtë, larje 620”.

Në fund, ministria ka dhënë edhe një vërejtje për kompaninë fituese, e cila ka “shpërthyer” me marrjen e tendereve prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në krye të ekzekutivit, duke kërkuar prej saj që veturat të jetë të pastruara deri në detaje.

“Vërejtje: Veturat të jenë të pastruar në detaje dhe sipas standardeve të pastrimit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme