Lajme
DOKUMENT | Ministria e Drejtësisë e ndërron sërish udhëheqësen e Divizionit për Specialen
Demokracia
13:00 | 21 Qershor 2024

Share:

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Drejtësisë, nuk po arrin ta gjen një udhëheqës të “hairit” për Divizionin për Koordinimin e procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, në kuadër të Mnistrsë Së Drejtësisë.

Pas emërimit të Artë Ademi-Bajramit si udhëheqëse e këtij divizioni, Albulena Haxhiu e ka liruar nga detyra dhe në vend të saj e ka emëruar Adea Gecin, shkruan Demokracia.com.

“Adea Geci emërohet Udhëheqëse e Divizionit për Koordinimin e procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, në kuadër të Mnistrsë së Drejtësisë.”, thuhet në vendimin e Haxhiut.

Para këtij vendimi, MD e ka liruar nga detyra udhëheqësen e këtij Divizioni, Artë Ademi-Bajrami.

Ademi-Bajrami ishte emëruar si udhëheqëse e Divizionit. Por ajo tash është dërguar në një detyrë tjetër si Udhëheqëse e divizionit për qasje në drejtësi, mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore në Departamentin për Qasje në Drejtësi Tranzisionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit në këtë ministri.

 

 

Ademi-Bajrami, një përkrahëse e Vetëvendosjes, ishte emëruar në detyrën e re muaj më parë, por është liruar tek tani. /Demokracia.com/

 

LEXO EDHE:

DOKUMENTE | Albulena Haxhiu i rehaton me kontrata afatgjate dy zyrtare të emëruara më herët në divizionin për të akuzuarit e Speciales

Të ngjashme