Lajme
DOKUMENT | Me para të shtetit, Donika Gërvalla porositë goma “speciale” për BMW-të
Demokracia
22:20 | 05 Qershor 2024

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë një tender për furnizim me goma për BMW. Vlera e këtij tenderi është 4 mijë e 799 euro.

Veturat BMW me të cilat vozitet ministrja Donika Gërvalla dhe stafi i saj, tash e tutje do t’i kenë të vendosura gomat e reja.

Madje ato janë më speciale dhe janë blerë direkt nga prodhuesi. Tenderi për këtë blerje kap vlerën e 4 mijë e 799 euro.

“Data e dhënies së kontratës 04.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 05.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Goma Pro. Vlera e përgjithshme e kontratës 4,799.76 euro.

Në dosjen e tenderit është treguar se këto goma duhet të jenë me kualitet të lartë, pasi sipas ministrisë veturat përdoren për bartje të njerëzve të rëndësishëm.

“Goma të kualitetit të lartë, 245/50/R18. Këto vetura shërbejnë për pritjen dhe përcjelljen e delegacioneve më të larta shtetërore, andaj për siguri të plotë na duhet të zhvillojmë procedurë të prokurimit për furnizim me goma origjinale nga prodhuesit”.

Me paratë e këtij tenderi, që janë 4,799.76 euro, janë paraparë të blihen 12 goma për tri vetura.

“Sasia e nevojshme është 12 goma për verë dhe 12 goma për dimër. Gomat duhet të jenë të kualitetit të lartë, gjithashtu kompania që e bënë furnizimin duhet të bëjë montimin në bazë të kërkesës nga AK. Vetura 3”.

Demokracia.com ka shkruar disa herë për tenderët që janë dhënë për veturat BMW të këtij institucioni.

Madje në një rast, Demokracia.com ka raportuar sesi Donika Gërvalla, veturat BMW i kishte dërguar në Maqedoninë e Veriut për servisim.

FOTO| Ministria e Gërvallës i çoi BMW-të e famshme për servisim në Maqedoninë e Veriut, jo te djemtë e Isa Mustafës

Këto janë linqet e disa teksteve që janë botuar lidhur me veturat BMW:

DOKUMENT| Ministria e Donika Gërvallës një natë para Vitit të Ri u mor me BMW-të, dha tender mbi 32 mijë euro

DOKUMENT| BMW-të e Gërvallës përsëri bëhen për servisim, tash hap tender 50 mijë euro për “mjeshtër” në Kosovë

 

Të ngjashme