Lajme
DOKUMENT| Mbledhja e sotme, këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria
Demokracia
22:05 | 09 Gusht 2023

Share:

Qeveria e mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u morën një sërë vendimesh.

Në mesin e vendimeve që u miratuan në mbledhjen e paradites Qeveria ka aprovuar udhëzimin administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të ngjashme, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 254,562.30 € për pajisje me tekste mësimore në gjuhen shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për vitin shkollor 2023-2024.

Siç bëhet e ditur, për zbatimin e këtij Vendimi do të përdorën mjetet nga organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi “Përkrahje për Luginën e Preshevës” me kod 39100, kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Ekzekutivi ka miratuar edhe Programi për Diplomaci Qytetare 2023-2025, i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

2. Pjesë përbërëse e këtij Vendimi është Programi për Diplomaci Qytetare 2023-2025, i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

3. Për zbatimin e këtij Programi, Qeveria ndan mjete buxhetore sipas Ligjit të Buxhetit për vitin përkatës.

4. Për zbatimin e këtij Programi për vitin 2023-2024 ndahen mjetet buxhetore në vlerë 325,000.00 €, si në vijim: 250,000.00 € për kategorinë ekonomike “Subvencione dhe transfere” dhe 75,000.00 € për kategorinë ekonomike “Mallra dhe shërbime”.

5. Mjetet, sipas pikës 4. të këtij Vendimi, ndahen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas rregullimeve të brendshme buxhetore.

Më poshtë gjeni të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme