Lajme
DOKUMENT| Mbi 16 mijë euro vlera e tyre, për kë i bleu Vjosa Osmani këto dhurata?
Demokracia
10:02 | 25 Maj 2023

Share:

Blerja e disa dhuratave protokollare, zyrës së Vjosa Osmanit i ka kushtuar mbi 16 mijë euro. Tenderi për këtë furnizim është ndarë në dy lote. Fituese janë shpallur “Shpresa Dedinja B.I”, me 10 mijë e 671 euro, si dhe “Laura Sllamniku Kryeziu B.I”, me 6 mijë euro.

Këto dhurata të punuara me filigran dhe qeramikë do të paguhen nga buxheti i shtetit me gjithsej 16 mijë e 671 mijë euro.

Tenderi është ndarë në dy lote, shkruan Demokracia.com.

Loti i parë në vlerë prej 10 mijë e 671 euro i është besuar “Shpresa Dedinja B.I”.

Kurse, loti i dytë i është dhënë “Laura Sllamniku Kryeziu B.I”, me 6 mijë euro.

Me këto para, zyra e Vjosa Osmanit ka blerë disa lloje të hartave, korniza, penda filigrani dhe qeramika artistike.

“Harta filigran: dim: 320mmx320mmx65mm – Sasia 8 cope. Harta e Kosovës me dimensione 320mmx320mmx65mm nga argjendi me punim filigran dhe ne mes e mbushur me gurë te zi te Trepçës, e vendosur ne kornize. Brendësia e kornizës te jetë plish i zi. Korniza e drurit me ngjyre silvër dhe e zeze. Produkti vendoset ne kuti plishi me ngjyre te kaltër te mbyllur”, thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu, janë blerë edhe 40 copë kuti plishi speciale për medalje, shkruan Demokracia.com.

“Me hapje me mentesh dhe shirit ngjyrë ari. Pjesa e brendshme me fole plishi dhe mbajtëse plishi me lidhëse qe e mundëson mbajtjen vertikale të dhuratës. Qeramike artistike me dimensione 35x40cm . Vepra artistike te modeluara dhe te trajtuara me dore. • Balta(argjila profesionale) – e cila mundëson kualitetin më të lartë. • Qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj kohës dhe faktorëve te jashtëm – (Historikisht punimet e gjetura me balte te pjekur konsiderohen Artefakte). • Ngjyra profesionale, glazura dhe okside metali – të vetmet ngjyra profesionale te dedikuara për qeramikë artistike që mundëson efektet vizuale të punimeve. • Pjekja – speciale në furra që mundësojnë realizimin e teknikave të ndryshme të cilat kërkojnë cikle afatgjate në temperatura të larta deri në 1280°C.(deri ne 3 pjekje varësisht nga teknika.) sasia 10. Produkti vendoset ne kuti plishi me llogo të ZPRK-ës”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/

Të ngjashme