Lajme
DOKUMENT| Loja e Bulliqit me tenderë, ia jep edhe një kompanisë që bën “gjithçka” për Komunën e Podujevës
Demokracia
10:15 | 09 Maj 2023

Share:

Komuna e Podujevës i ka dhënë tender për larjen e automjeteve zyrtare kompanisë që nuk është e specializuar në punët për të cilën e fitoi tenderin, duke e tejkaluar kështu edhe vlerën e buxhetit pa ndonjë shpjegim. E njëjta kompani vetëm pak javë më parë fitoi një tender për furnizim edhe me pemë e perime në këtë komunë.

Komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, për herë të dytë i dha tender për aktivitete tjera kompanisë “GeoGroup Ing SH.P.K.”, e cila është e specializuar për ndërtimin e rrugëve. Në të dyja rastet, komuna e ka tejkaluar vlerën e përgjithshme të çmimit. Për këtë kishte raportuar Demokracia.com në prill të këtij viti.

DOKUMENT| Shpejtim Bulliqi i jep tender për furnizim me pemë dhe perime kompanisë që aktivitet primar ka ndërtimin e rrugëve

Kompania “GeoGroup Ing SH.P.K”, që u shpërblye për herë të dytë me tender brenda disa javësh nga Komuna e Podujevës, aktivitetin për larje të veturave nuk e ka as primar dhe as sekondar, shkruan Demokracia.com.

Përveç tjerash, në kontratën për larje të automjeteve zyrtare të institucioneve komunale, komuna e Shpejtim Bulliqit e ka tejkaluar vlerën e përgjithshme të buxhetit, në të cilin vlera e parashikuar u tejkalua për 3 mijë 572 euro.

Për këtë tender, komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi derdhi në arkat e kompanisë “GeoGroup Ing SH.P.K” 9 mijë e 372 euro. Thënë ndryshe, 3 mijë e 572 euro euro më shumë sesa që planifikojë kur e hapi aktivitetin e prokurimit më 24 mars të këtij viti.

Në dosjen e tenderit nuk janë dhënë arsyet pse është tejkaluar vlera e parashikuar, e cila ishte 5 mijë e 800 euro.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për këtë tender ka aplikuar vetëm kjo kompani.

Sipas ARBK-së, kompania GeoGroup ING SH.P.K. me seli në Serbicë të Poshtëm të Prizrenit, punë primare e ka ndërtimin e rrugëve dhe autostradave dhe punë sekondare ndërtimin e projekteve të tubacioneve dhe kanalizimeve, ndërsa ndër punë tjetër e kësaj kompanie është edhe tregtia. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025