Lajme
DOKUMENT| Shpejtim Bulliqi i jep tender për furnizim me pemë dhe perime kompanisë që aktivitet primar ka ndërtimin e rrugëve
Demokracia
14:04 | 13 Prill 2023

Share:

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pemë dhe perime. Megjithatë, tenderin për këtë e ka fituar kompania, e cila për aktivitet primar ka ndërtimin e rrugëve, ndërsa sekondar ndërtimin e projekteve të tubacioneve e kanalizimeve.

Kompania “GeoGroup Ing SH.P.K”, që u shpërblye me tender nga Komuna e Podujevës, aktivitetin për furnizim me pemë dhe perime nuk e ka as primar dhe as sekondar, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, në kontratën për furnizim me pemë dhe perime e ka tejkaluar vlerën e përgjithshme të buxhetit, në të cilin vlera e parashikuar u tejkalua për 1 mijë 748 euro, shkruan Demokracia.com.

Komuna e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi derdhi në arkat e kompanisë “GeoGroup Ing SH.P.K” 3 mijë e 948 euro. Thënë ndryshe, 1 mijë e 748 euro euro më shumë sesa që planifikoi kur e hapi aktivitetin e prokurimit më 10 mars të këtij viti.

Në dosjen e tenderit nuk janë dhënë arsyet pse është tejkaluar vlera e parashikuar, e cila ishte 2 mijë e 200 euro.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani.

Përmes kësaj kontrate, komuna ka paraparë blerjen e pemëve dhe perimeve të ndryshme. /Demokracia.com/ 

 

 

 

Të ngjashme