Lajme
DOKUMENT | Kuvendi shpenzoi rreth 36 mijë euro për udhëtime zyrtare edhe pse ishte vit pandemik
Demokracia
22:20 | 19 Prill 2022

Share:

Ndonëse viti 2021 ishte vit pandemik dhe vizitat zyrtare ishin të kufizuara, deputetët e Kuvendit të Kosovës e shfrytëzuan në maksimum këtë mundësi për vizita zyrtare jashtë vendit.

Buxhetit të Kosovës këto udhëtime zyrtare, mëditjet dhe shpenzimet që kanë bërë deputetët i kushtuan hiç më pak se 35 mijë e 776.90 euro, raporton Demokracia.com.

Për shkak të pandemisë, në tre mujorin e parë të vitit 2021, nuk ishte bërë asnjë vizitë zyrtare jashtë shtetit.

Në gjashtëmujorin e parë për mëditje të udhëtimit zyrtar jashtë vendit, Kuvendi shpenzoi, 1 mijë e 426.50 euro, ndërkaq për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar 1 mijë e 134 euro, ndërsa për shpenzime të tjera të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar 31 euro.

Në total nga 1 prilli i vitit 2021 deri më 30 qershor janë shpenzuar gjithsej 2 mijë e 591.50 euro.

Në nëntëmujorin, Kuvendi i Kosovës për bileta ka paguar gjithsej 5 mijë e 56.80 euro. Ndërsa për mëditje të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar gjithsej, 4 mijë e 686.98 euro, mirëpo për akomodim në këtë periudhë kohore të vitit të kaluar, kuvendi ka shpenzuar 4 mijë e 235.97 euro si dhe për shpenzime të tjera jashtë vendit janë shpenzuar 18.75 euro.

Në total për këtë periudhë kohore nga buxheti i Kosovës janë dhënë hiq më pak se 13 mijë e 998.50 euro.

Ndërsa për periudhën nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar, për shpenzime të biletave, Kuvendi kishte paguar 4 mijë e 357.94 euro.

Për këtë periudhë kohore për mëditje të udhëtimit zyrtar jashtë vendit janë shpenzuar 8 mijë e 959 euro. Ndërsa për akomodim të udhëtimeve nga shtatori deri në dhjetor ishin shpenzuar 5 mijë e 539.95 euro si dhe për shpenzime të tjera gjatë këtyre udhëtimeve ishin shpenzuar 330.01 euro.

Për këtë periudhë, nga buxheti i Kosovës ishin shpenzuar për bileta, mëditje, akomodime e shpenzime të tjera, 19 mijë e 186.9 euro.

Që nga janari deri në dhjetor të vitit 2021, udhëtimet, mëditjet, akomodimet dhe shpenzimet e tjera, buxhetit të Kosovës i kushtuan 35 mijë e 776.90 euro. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Deputetët e pangopur, 65 mijë euro i shpenzuan për dreka zyrtare në vitin e kaluar

Të ngjashme