Lajme
DOKUMENT| Deputetët e pangopur, 65 mijë euro i shpenzuan për dreka zyrtare në vitin e kaluar
Demokracia
17:52 | 19 Prill 2022

Share:

Edhe pse vit pandemik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ia kanë lënë aspak keq me shpenzime për dreka e darka zyrtare.

Buxhetit të Kosovës, drekat dhe darkat zyrtare të deputetëve, i kanë kushtuar hiç më pak se 65 mijë e 397 euro.

Në tre muajt e parë të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka paguar 28 mijë e 486.50 euro për dreka dhe darka zyrtare, raporton Demokracia.com.

Ndërkaq, në 6-mujorin e parë, drekat dhe darkat e deputetëve, buxhetit të Kosovës i kanë kushtuar 5 mijë e 749 euro.

Në raportin e nëntëmujorit, Kuvendi ka shpenzuar 15 mijë e 80.60 euro dhe kryesisht më së shumti bien në sy pagesat për shpenzimet në bufe që kanë bërë deputetët.

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Saranda Bogujevci e VV-së dhe Arben Gashi i LDK-së “kampionë” të shpenzimeve të udhëtimeve

Në bazë të raportit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, që nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar hiç më pak se 16 mijë e 80 euro.

Shpenzimet më të mëdha janë bërë në bufe të Kuvendit, por edhe për dreka dhe darka për delegacione të ndryshme, të cilat kishin ardhur për vizitë në Kosovë.

Sipas dokumentit zyrtar, për muajt gusht, shtator, tetor dhe nëntor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin shpenzuar në bufe gjithsej 10 mijë e 271 euro, raporton Demokracia.com.

Ndërkaq, sa i përket drekave, Kuvendi i Kosovës më së shumti kishte paguar për drekën me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, gjatë vizitës zyrtare që ky delegacion kishte zhvilluar në Kosovë.

Një shumë e madhe për drekë zyrtare e kishte shpenzuar edhe Komisioni i Përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. Në total, buxhetit të Kosovës kjo drekë zyrtare i kishte kushtuar 993.50 euro.

Që nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar, drekat dhe darkat e deputetëve i kushtuan buxhetit të shtetit gjithsej 65 mijë e 397 euro. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

DOKUMENT| Nga orë dore e deri te perdet dhe kafet, Kuvendi i Kosovës këtë vit planifikon t’i shpenzojë rreth 2 milionë euro

Të ngjashme