Lajme
DOKUMENT | Kurti emëron në post të lartë muzikantin Liburn Jupolli, pasi liroi asistenin e tij personal
Demokracia
20:07 | 01 Shkurt 2024

Share:

Pasi e ka liruar nga pozita asistetin e tij të lartë personal, Arianit Beqirin, kryeministri Albin Kurti tani e ka punësuar një muzikant, shkruan Demokracia.com.

Muzikanti dhe kompozitori Liburn Jupolli, ka marrë pozitë të lartë ekzekutive në zyrën e kryeministrit Kurti. Ndonëse nuk dihet saktë përshkrimi i vendit të tij të punës, në aktin e emërimet të tij që e ka siguruar Demokracia.com, thuhet se “emërohet nëpunës i kabinetit si në vijim: Zyrtar i lartë ekzekutiv i Kryeministrit”.

Emërimi i Liburn Jupollit është bërë sot nga ana e Kurtit.

 

Muajin e kaluar, Arianit Beqiri që shihej si njëri prej njerëzve më të besueshëm të Albin Kurtit është shkarkuar prej tij në mënyrë të papritur.

Beqiri e kishte mbajtur pozitën e Asistentit të Lartë Personal të Kryeministrit, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse Beqiri u shkarkua nga kryeministri Kurti me urgjencë, nuk dihet nëse ai u shkarkua për shkak të paaftësisë për ta kryer si duhet punën e tij apo për shkaqe të tjera. Sidoqoftë, në vendimin e Kurtit që e ka siguruar Demokracia.com, ndonëse vendimi u nënshkrua nga Kurti më 19 janar, pasi u kthye nga Davosi, aty precizohet që Asistenti i Lartë Personal i tij ishte liruar nga detyra nga data 15 janar, përkatësisht nga dita kur është shënuar përvjetori i Masakrës së Reçakut.

“z. Arianit Beqiri, lirohet nga detyra Asistent i Iartë personal i Kryeministrit. z. Arianit Beqiri i pushojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga akti i emërimit, përfundimisht nga data 15/01/2024″, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.

Tashmë stafi i Kurtit përbehet nga dhjetëra persona që janë pjesë e stafit politik dhe administrativ. Kabineti i Kurtit ka edhe rreth 15 këshilltarë. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

DOKUMENT | E papritur, Albin Kurti e shkarkon asistentin e tij personal

Të ngjashme