Lajme
DOKUMENT | Komunës së Përparim Ramës ia “gëlltiti” përmbaruesi 4.7 milionë euro për shkak të vendimeve të kundërligjshme në vitin e kaluar
Demokracia
11:23 | 22 Shkurt 2024

Share:

Komuna e Prishtinës po nxjerrë vendime të kundërligjshme. Si shkak i tyre, komuna po i lë nëpër gjykata miliona euro, shkruan Demokracia.com.

Kontestet për pagat jubilare të ish të punësuarve në Komunën e Prishtinës ia gëlltitën kësaj të fundit 2.2 milionë euro vetëm në vitin e kaluar.

Demokracia.com ka gjetur se pagesa të ekzekutuara nga përmbaruesit në vitin e kaluar, në emër të vendimeve të dëmshme, kapin një vlerë fiks prej 4,758,872.83 euro.

Kjo shumë është evidentuar në raportin final buxhetor për vitin 2023 të Komunës së Prishtinës, të cilin e ka parë Demokracia.com.

Shkelje ka bërë edhe vetë Zyra e Kryetarit të Prishtinës, e cila ka paguar një shumë prej 4,030.90 euro.

Një shumë prej 2,222,413.65 euro është ekzekutuar duke u bazuar në marrëveshjen kolektive për pagat pensionale dhe jubilare të punëtorëve të Arsimit dhe Shëndetësisë.

Shuma prej 1,048,213.35 euro është ekzekutuar nga mallra dhe shërbime.

Për investime kapitale janë ekzekutuar në shumë prej 1,488,245.83 euro për obligime të tjera.

Që të paguhen këto mjete, komuna ka prekur edhe mjetet e shpenzimeve kapitale.

Për të gjitha këto mjete të humbura, që janë të taksapaguesve prishtinas, deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi asnjë person zyrtar.

Po ashtu, aty brenda raportit figuron edhe Raporti i detyrimeve kontigjente nga Zyra e Përfaqësimit Juridik. Bëhet fjalë për 1059 detyrime kontigjente në një shumë prej 2,911,118 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme