Lajme
DOKUMENT | Komuna e vogël e LDK-së shpenzoi mbi 135 mijë euro për udhëtime brenda vendit
Demokracia
18:11 | 08 Shkurt 2024

Share:

Kuleta e komunës si në “bahçe të babës”. Kështu duket të ketë ndodhur me Komunën e Lipjanit, nëse shihen shpenzimet që janë bërë për vitin 2023, shkruan Demokracia.com.

Një shpenzim enorm ka ndodhur nga Komuna e Lipjanit në vitin e kaluar.

Demokracia.com e ka parë raportin e shpenzimeve të kësaj komune për vitin e kaluar.

Aty figuron se vetëm për udhëtime zyrtare brenda vendit janë shpenzuar hiç më pak se 135,916.12 euro brenda harkut njëvjeçar.

Pa ditët e vikendit, viti i ka rreth 260 ditë pune dhe shpenzimet ditore duket të kenë qenë rreth 500 euro.

Pra, bëhet fjalë për komunën e vogël të Lipjanit, e cila udhëhiqet nga Imri Ahmeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një shpenzim mjaft i madh është bërë edhe në furnizimin me drunj, lëndë kjo që është përdorur kryesisht për shkollat komunale, pasi një pakicë e tyre e përdorin edhe naftën.

Fiks 373,540.00 euro është vlera e shpenzimeve për drunj.

Siç shihet nga një kategori e një pagese, komuna është duke marrë shpeshherë edhe vendime të kundërligjshme, gjë për të cilën pastaj po lë para për pagesa në gjykata.

Fiks 143,714.58 euro është vlera e pagesave brenda 2023-tës në emër të vendimeve gjyqësore. /Demokracia.com/

Të ngjashme