Lajme
DOKUMENT| KEK-u shpenzon mbi 8 mijë euro për larje të veturave
Demokracia
14:17 | 21 Gusht 2023

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës do t’i shpenzojë mbi 8 mijë për larje të veturave. Për këtë çështje është nënshkruar edhe një kontratë. 

Veturat e KEK-ut, tash e tutje do të dalin rrugëve më të pastër.

Për shkëlqimin e tyre është paraparë të shpenzohen goxha para të buxhetit të shtetit, shkruan Demokracia.com

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, këtë tender e ka fituar operatori ekonomik “Endriti” me seli në Obiliq, i cili do të përfitojë plotë 8 mijë e 78 euro.

Nga kjo kontratë do të pastrohen vetura të vogla të udhëtarëve, kombi, automjete të ndryshme tereni (xhipa) TOYOTA.

Po ashtu janë treguar edhe specifikat se si duhet të pastrohen veturat e KEK-ut.

“• Të ketë hapësira të jashtme (oborr) parkues për automjete për së paku 10 automjete të cilat arrijnë për pastrim dhe larje.
• Hapësira (oborri) për pritje të mos jetë në trotuar apo rrugë ku zhvillohet komunikacioni ( pra automjetet të cilat arrijnë për larje të mos presin në trotuar apo rrugë dhe të bëhen pengës në rrugë apo të vështirësojnë qarkullimin në rrugë).
• Të ketë qasje të lehtë në rrugën kryesore ku zhvillohet komunikacioni, pra të jetë përgjatë rrugës kryesore.
• Të ketë së paku 3 e më shumë kabina për autolarje.
• Kërkohet të jetë në Obiliq për arsye të afërsisë me Divizionet e Gjenerimit “A” dhe “B” dhe DPQ-01 si dhe të automjeteve të Drejtorisë Qendrore Toskan të cilat janë të sistemuara në IMP, QT.,dhe TC”B”., të ketë pozicion qendror mes këtyre tri divizioneve maksimum 10 km nga divizionet (Pike referente nga, për TCA hyrja zyrtare, për TCB hyrja zyrtare dhe për DPQ hyrje e 01)”, thuhet në dosjen e tenderi. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme