Komuna e Kamenicës që drejtohet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes, ka shpallur konkurs për një specialist ligjor.
Por e çuditshme ishte se në konkursin e publikuar nga kjo komunë fillimisht kërkohej që kandidatët për këtë pozitë të kenë vetëm shkollimin e mesëm, shkruan Demokracia.com.
Por pastaj konkursin e kanë ndryshuar. Në konkursin për këtë pozitë tashmë kërkohet që kandidatët të kenë të kryer edhe arsimin e lartë.
“Arsimi i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to’, ka qenë kriteri në konkursin e parë.
E një ditë pas publikimit me datë 13 prill konkursi ishte përmirësuar.
Kadri Rahimaj, kryetari i komunës së vogël, shumë shpesh gjatë pak muajve të qeverisjes së tij arriti ta bëjë Kamenicën temë në të gjitha mediat nacionale me gabimet e skandalet e tij.
Demokracia.com ka raportuar se Rahimaj kishte pësuar aksident në komunikacion me veturën zyrtare dhe e kishte fshehur atë.
Kryetari i Kamenicës aksidentohet në Prishtinë, ka gati dy muaj që vetura është zhdukur
Po ashtu, Rahimaj ka lejuar që në pronë komunale të ndërtohet një çezmë me emrin e Skënder Kërçelit, babai i shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pushteti i VV në Kamenicë ndërton çeshme për nder të babait të punonjësit të Glauk Konjufcës
Në pak muaj qeverisje, ai ka nisur edhe favoret për familjarët e deputetëve të Vetëvendosjes.
Së fundmi, Rahimaj propozoi për nënkryetar Dalibor Filipoviç, një nacionalist serb i cili kishte fyer nënat gjakovare duke i quajtur egërsira.
Nënkryetari i Rahimajt nga komunitetet kishte shpërndarë në rrjetet sociale shumë propagandë serbe.
“NËSE MUND TË KETË SHTËPI PA THEMEL,MUNDË TË KETË EDHE SERBI PA KOSOVË”, kishte shkruar ai./Demokracia.com/